Gazeta Shqiptare

Luan Rama: Në qytetin e Tiranës kemi marrë mbi 100 mijë vota

34 mandatet e qarkut, Kavaja e Rrogozhina tregojnë rritje të LSI e PDIU Kavaja nuk zbaton urdhrin e KQZ- së për shtyrjen e orarit të votimit

-

Tirana është qarku më i rëndësishë­m në vend, nga ku dalin dhe 34 deputetë për Kuvendin e ri të Shqipërisë nga zgjedhjet e 25 qershorit 2017. Kavaja e Rrogozhina janë pjesë e këtij qarku, ku surprizat janë të mundshme. Në Kavajë i gjithë procesi u monitorua nga ambasadori britanik në Tiranë, ndërkohë që kavajasit veç subjekteve politike do të zgjedhin edhe kryetarin e ri të bashkisë. Ndërkaq, mbi 70 për qind e qendrave të votimit refuzuan urdhrin e KQZ- së për shtyrjen e orarit të votimit nga ora 19: 00 deri në 20: 00. Përfaqësue­sit e PDsë kërkuan urdhër me shkrim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, por kur mbërriti shkresa, pjesa më e madhe e qendrave kishin dorëzuar materialet zgjedhore. Problemi i vetëm në Kavajë mbetet lista me 300 emra, që sipas të djathtëve janë shtuar që në vitin 2015 në Kavajë por pa qenë banorë të saj. Gjithsesi, pas një vendimi të marrë nga KQZja, këta 300 zgjedhës u lejuan të votojnë. Ndërkaq, në Tiranë qytet kanë qenë të rralla rastet e përplasjev­e.

DEKLARATA

E para që kanë dalë në konferencë për shtyp për rezultatin paraprak të zgjedhjeve në Tiranë qytet ka qenë LSI- ja. Përmes nënkryetar­it të LSI- së, Luan Rama, u tha se nga komunikimi me të gjitha grupet e tyre të vëzhgimit në 11 njësitë administra­tive të saj, numri i votuesve që kanë votuar pro LSI- së kalon mbi 100 mijë, dhe se në qarkun e Tiranës, rezultati i projektuar është pesë herë më i lartë sesa zgjedhjet e vitit 2013. "Në 7 prej njësive administra­tive të qytetit të Tiranës, LSI- ja rezulton të jetë forcë e parë, dhe mbi këtë bazë më lejoni të përgënjesh­troj çdo përpjekje për të vazhduar dhe për të manipuluar opinion- Një 20- vjeçar i ka bërë foto votës, por kjo i ka kushtuar rëndë, pasi është arrestuar. Policia ka bërë publik një rast të fotografim­it të votës. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në Tiranë. Ngjarja ndodhi në qendrën e votimit nr. 1829/ 2, në shkollën "Dëshmorët e Lirisë".

in me sondazhe apo ' exitpoll'- e të parafabrik­uara dhe të paguara me qëllim për të mbajtur me frymë atë që përfundimi­sht nuk ka më asnjë shpresë për të qenë forcë e parë. Rilindja shkon në opozitë!" - tha Luan Rama.

KËRRABA

Vëzhguesi i LSI- së Elvis Çullhaj u godit ditën e zgjedhjeve me levë në kokë nga administra­tori i PS- së dhe 6 persona të tjerë. Ai postoi videon ku duket e qepura në kokë pas vizitës në QSUT. LSI- ja më herët denoncoi praninë e disa personave të paautorizu­ar në qendrën e votimit 1630, në Kërrabë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania