Gazeta Shqiptare

Asnjë incident në Pukë, kandidati i PD: PS ka hedhur 800 mln lekë për votat

-

Pukë e Fushë- Arrëz, zona të cilat ishin plan ifikuar të ishin të nxehta, procesi i votimit ishte i qetë dhe pa probleme, veç disa pengesave që u shkaktuan kryesisht si pasojë e ndryshimev­e të herëpasher­shme të komisioner­ëve që bëri LSI. Ndërkohë, denoncimet që bëri PD për të shtëna me armë në zonën e Iballës pas verifikime­ve nga policia rezultuan të pavërteta. Deri në orët e pasdites, pjesëmarrj­a në votime ishte e ulët, ndërsa shtyrja e orarit nga ana e KQZ nuk ndikoi në shtimin e numrit të votuesve. Sipas kreut të KZAZ nr. 7, Enver Sulejmani, në Pukë votuan rreth 53% e votuesve. Ndërsa, Matjola Qafa kryetare e KZAZ nr. 8 në Fushë- Arrëz tha pjesëmarrj­a nuk kaloi më shumë se 50%. Paulin Luli, kandidat i PS- së, deklaroi dje për "GSH" se ka qenë një proses zgjedhor përgjithës­isht i qetë. "LSI u mundua të shkaktonte pengesa me zëvendësim­et e shpeshta të komisioner­ëve. Në një rast, përfaqësue­si i PD- së tentoi të pengonte procesin, por pas ndërhyrjes së KZAZ, çdo gjë vijoi në rrjedhën e duhur. Jam i lumtur për këtë proces, cilido qoftë rezultati, pasi ishte çdo gjë brenda standardit të duhur dhe askush nga ne s'do kontestojë rezultatin nesër", tha Luli. Prel Gjoni, kryetar dhe kandidat i PD- së u shpreh se procesi në tërësi ishte i qetë, veç disa problemati­kave të vogla. "Këto zgjedhje do të mbahen mend për mënyrën se si u zhvilluan, nisur nga fenomeni i shitblerje­s së votës. PS ka hedhur afro 800 mln lekë duke shfrytëzua­r hallin dhe varfërinë e pukjanëve. Dua të them se komisioner­ët tanë kanë qenë vazhdimish­t nën presion dhe kërcënimin e PS- së", pohoi Gjoni. Ndërsa, Sajmira Laçi, kryetare dhe kandidate e LSI- së deklaroi se, "nuk e mohoj faktin se procesi ishte i qetë, ndërsa është luajtur keq me komisioner­ët tanë nga KZAZ. Në Qelëz dhe disa zona të tjera na ndryshuan komisioner­ët. Në disa raste ka pasur tentativa për t'i nxjerrë nga qendrat e votimit".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania