Gazeta Shqiptare

Tension në Bashkinë e Shijakut, por nuk shënohen incidente gjatë votimit

-

Bashkinë e vogël të Shijakut me 35 mijë votues, pjesëmarrj­a në votime ishte 52 për qind, thuajse në të njëjtat nivele me zgjedhjet e shkuara. Në këtë bashki, Partia Socialiste kërkon të marrë mandatin e kandidatit të saj të shtatë në listë, Jurgis Cyrbja, ishdrejtor i ZRPP- së. Partia Demokratik­e synon të marrë mandatin e Agron Dukës, i pesti në listë. Ndërsa LSI synon mandatin e tretë me Flamur Gjuzin, i cili drejtoi zyrën e ALUIZNI- t. Gjuzi është nga kjo zonë dhe ka një mbështetje shumë të madhe. Të tre kandidatët kanë synuar fitoren në Shijak, duke u provokuar kështu edhe një klimë e nxehtë aty. Në 54 qendrat e votimit është ndjerë një lloj tensioni, por pa kaluar në incidente. Në dy zgjedhjet vitit 2013 dhe 2015, pjesëmarrj­a në votime ka rezultuar 50 e 51% me një rritje prej 18 mijë votash në favor të së majtës.

Kryebashki­aku i Durrësit, Vangjush Dako dhe njëkohësis­ht drejtuesi politik i PS- së në këtë qytet u shpreh për "GSH" se procesi i votimit ishte i rregullt dhe i qetë. Ai tha se qytetarët durrsakë treguan urtësi dhe mençuri. "Procesi i votimit ishte model dhe nuk u shënua asnjë incident. Qytetarët votuan me qetësi e pa presion. Durrësi edhe kësaj here tregoi maturi e pjekuri, ashtu siç ka bërë në zgjedhjet e tjera", pohoi Dako. I pyetur për pjesëmarrj­en e ulët në votime, ai sqaroi se në këtë proces votimi kanë munguar simpatizan­tët e PD- së. "PS i nxori të gjithë simpatizan­tët e saj në zgjedhje. Edhe LSI- ja i nxori. Ndërsa ata të PD- së kanë qenë të zhgënjyer e nuk kanë dalë, prandaj pjesëmarrj­a ishte e ulët. Edhe festa e Bajramit dhe i nxehti i madh i kësaj dite kanë ndikuar në uljen e votuesve. Ne si PS synojmë që në Durrës të marrim 8 nga 14 mandate", tha Vangjush Dako.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania