Gazeta Shqiptare

Hapen kutitë e para në qarkun e Korçës, kryeson PS. Çudia, PD- ja forcë e tretë

Sekretari i qendrës së votimit akuzon Niko Peleshin: Më kërcënoi mua dhe familjen time Kutitë e numëruara, në Pustec dhe në Ersekë

-

Rreth orës 20: 00 ka për funduar procesi i votimit edhe në qarkun e Korçës. Pusteci ka qenë i pari që ka hapur kutitë e votimit, ku nga kutitë e para, Partia Socialiste ka qenë në avantazh. Nga tri kutitë e para të numëruara, PS- ja është në avantazh. Përkatësis­ht PS 3759 vota, PD 3760 dhe LSI 3761. Edhe në Ersekë janë numëruar kutitë e para, ku Partia Socialiste ka qenë në avantazh, e ndjekur nga LSIja, dhe forcë e tretë PD- ja. Edhe pse kanë qenë vetëm kutitë e para, vihet re se PDja në orët e para të ditës së sotme ka qenë forcë e tretë në qendrat e votimit të hapura. Ndryshe nga mëngjesi, ku u shënuan disa incidente, mbyllja e procesit ka qenë e qetë dhe kutitë janë dërguar në KZAZ pa probleme. 47.91% ka qenë përqindja e votuesve në Korçë, ku 32.25% e tyre kanë qenë femra. Pak orë pas nisjes së procesit nisën edhe incidentet e para. Sekretari i qendrës së votimit në Kolanec të Korçës, Meti Koçiu ka denoncuar ish- zv. kryeminist­rin Niko Peleshi se e ka kërcënuar me familje. Ai ka deklaruar se është kërcënuar verbalisht nëpërmjet telefonit nga ish- zv. kryeminist­ri Niko Peleshi. "Jam sekretar i qendrës së votimit në Kolanec. Mbrëmë më ka telefonuar Niko Peleshi dhe më ka kërcënuar mua dhe familjen time. Më tha ' do ta shikosh çfarë do të heqësh ti dhe familja jote", - është shprehur Meti Koçiu. Një tjetër simpatizan­t i PD- së ka mbetur i plagosur lehtë pas dhunës së ushtruar. Këtë herë ka qenë kandidati i opozitës që ka reaguar publikisht, ku ka bërë fajtor Niko Peleshin. "Aurel Fasho, një fundërrinë që përdoret nga Peleshët për të goditur votuesit gjithë ditën nëpër qendrat e votimit, ka rrahur Vasil Shulin vetëm pse

mbështet PD- në. Përdorues dhe shpërndarë­s droge, i favorizuar nga policia në plantacion­e në Kakaç! Për çdo pikë gjaku të demokratëv­e

do përgjigjet Peleshi drejtpërdr­ejt! Ka banditë dhe llumrat e vet në lagjet 4, 6, 8, në Sheqeras, Velitern, Orman, Vreshtas etj. Ne do të

bëjmë kallëzim për secilin dhe nuk do të tolerojmë asnjë pleh të përdorë jetët e qytetarëve për të përfituar politikish­t dhe ekonomik-

isht!", ka shkruar Ervin Salianji në "Facebook" menjëherë pas ngjarjes. Një tjetër ngjarje duket se ka krijuar probleme në zgjedhjet e djeshme në Korçë. Administra­tori i Vreshtasit është futur brenda qendrës së votimit dhe u ka bërë presion komisioner­ëve. Gazetarja Ola Mitre raportoi se administra­tori i PS- së, Cezar Bezati ka hyrë në qendrën e votimit, ndërkohë që Kodi Zgjedhor e ndalon të jetë në qendrën e votimit. Po kështu, vëzhguesit thonë se u ka bërë presion komisioner­ëve dhe atyre vetë. Për më tepër, sipas tyre, Bezati ka komunikuar edhe me zgjedhësit që kanë hyrë në qendrën e

votimit për të votuar. Ndërkaq, votimi në disa qendra votimi është bllokuar për disa orë. Votimi është bllokuar në Vreshtas, ku shkak është bërë ngatërrimi i listës së komisioner­ëve. Po kështu votimi është bllokuar edhe në QV në Orman. Shkak është bërë konstatimi i një rasti të votimit familjar. Ndërkaq, votim familjar ka pasur edhe në qendrën e votimit në Veliternë. Probleme janë raportuar edhe me bojën e vulave. Ka qenë PDja në Pogradec ajo që ka bërë me dije problemet me bojën e vulave. Tamponët janë të thatë në shumë qendra votimi. Bëhet fjalë për qendrat 38 dhe 75 në Tushemisht.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania