Gazeta Shqiptare

Votuan dy herë, tentuan të blejnë vota, eksponentë­t e LSI në Korçë ndalohen nga policia

Panariti: Komisioner­ët janë ndaluar pa asnjë lloj arsyetimi

-

Votimi

në Korçë është shoqëruar me incidente të vogla nga eksponentë­t e LSI- së. Një komisioner i LSI- së është shoqëruar në polici. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se Andimiano Ravolli, komisioner në qendrën e votimit 3736, në fshatin Barc të Bashkisë Korçë, rezulton se ka votuar dy herë. Burimet pohuan se Ravolli herën e parë votoi në qendrën ku ishte komisioner dhe herën e dytë në qendrën ku ishte i regjistrua­r në listë. Ndërkohë që Ravolli u mor në pyetje në polici lidhur me ngjarjen. Një tjetër eksponent i LSI- së është shoqëruar në polici, pas tentativës për të blerë vota. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Pajtim Myrtollari­t, kryetar i grupit të këshilltar­ëve të LSI- së në Këshillin Bashkiak, iu gjetën në mjetin e tij prova materiale. Mes provave materiale, të cilat u fotografua­n, është një listë dhe disa transak- sione bankare. Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe Edmond Panariti, kryesuesi i listës së LSI- së në Korçë. "Denoncoj shkeljen flagrante të procesit zgjedhur, pasi u arrestua komisioner­i me qëllim për të ndërprerë procesin e votimit. Pata takime me drejtues të policisë dhe të prokuroris­ë, të cilët nuk kishin komunikimi­n. Do kërkojmë ankimim. Komisioner­ët janë ndaluar pa asnjë lloj arsyetimi. Sapo ka përfunduar procesi zgjedhor, ata janë liruar, dhe kjo tregon që janë arrestuar qëllimisht. Këto janë karakteris­tike të një jude dhe jo një shteti ligjor. Këtë nuk e meriton Korça, sepse njihet për qytetari. Në Pustec bllokohet numërimi nga komisioner­ët e PS- së. Kjo klimë shantazhi është dëshmi e qartë ndaj LSI- së. Dosjen do e paraqesim te monitorimi zgjedhor. Një skenar nga forcat politike që kanë pushtetin në dorë, dhe kjo është PS- ja", - tha Panariti.

 ??  ?? Votimet në Korçë
Votimet në Korçë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania