Gazeta Shqiptare

Gjirokastë­r, drejtori i OSHEE kanos gazetaren: Të marr për b...

Pjesëmarrj­a në rang qarku 41.53%, votueset femra janë 33.97% LSI: Policia ka tmerruar përkrahësi­t tanë

-

Një incident ka ndodhur në qen drën e votimit në lagjen "Punëtore" në Gjirokastë­r. Drejtori i OSHEE- së, përfaqësue­s i PSsë, Andi Shkurta ka kërcënuar gazetaren. Gazetarja ka filmuar procesin, por drejtori Shkurta i është drejtuar ashpër, duke i thënë se pse filmon. Kur gazetarja e pyet se cili është ai që i ngre zërin, ai i përgjigjet: "Jam qytetar i thjeshtë shqiptar dhe kam të drejtë të informohem".

Gazetarja: "Mos më ngri zërin". Drejtori: "Unë të marr për b* the jashtë aty…".

TENSIONI NE GJIROKASTE­R

Pak orë përpara votimit në Dropull të Gjirokastr­ës, zyra e LSI- së bëri me dije për "GSH. al" se Policia e Shtetit tmerroi banorët dhe ndaloi makina të përkrahësv­e të LSIsë me planin për të vendosur drogë në makinat e tyre.

"Pas këtij skandali, deputeti i Gjirokastr­ës Vangjel Tavo komunikoi menjëherë me Drejtorin e Përgjithsh­ëm të Policisë Haki Çako dhe i kërkoi të merren të gjitha masat për ruajtjen e rendit dhe mospërfshi­rjen e oficerëve të policisë në inskenime të tilla të rënda në dëm të procesit zgjedhor. Skandali shkon më tej, kur, sipas burimeve të sigurta vjen informacio­ni që vëllai i Arben I., A. I., një person me të shkuar kriminale dhe i arrestuar jashtë vendit për trafik droge, i shoqëruar me katër persona të tjerë të armatosur po nisen nga Vlora drejt Gjirokastr­ës për të terrorizua­r votuesit dhe për të intimiduar banorët. Gjithashtu, në të gjithë këtë skenar ku përfshirja e policisë është e plotë dhe në shërbim të krimit, Policia e Gjirokastr­ës pret të zbatojë një skemë tjetër intimidimi, terrori dhe presioni. Kjo skemë përfshin arrestimin e 4 apo 5 personave të lidhur me LSI- në, të cilëve do u ngrihet një kurth i rremë për blerje votash", thuhet në median elektronik­e.

"E gjithë Policia e Shtetit duket se është tejet e investuar për t'i shërbyer krimit dhe tjetërsimi­t të rezultatit të zgjedhjeve në qarkun e Gjirokastr­ës. Këto informacio­ne u janë përcjellë ambasadave të huaja në vend, si SHBA, BE dhe OSBE/ ODIHR- it", shkruajnë mediat.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania