Gazeta Shqiptare

Një shtëpi e bukur për një Europë të frikësuar prej barbarive të reja nacionalis­te

-

kundërshti­met gjithashtu që ndizeshin gjatë rrugës së tij, si dhe mosmarrëve­shjet në përfaqësim­in e historisë së procesit të integrimit europian.

Shtëpia e Historisë Europiane duket se ka në qendër të përmbajtje­s së saj fenomenet dhe proceset historike, që lozën rol të konsiderue­shëm në formimin e Europës bashkëkoho­re, duke theksuar shumëllojs­hmërinë e përvojave, ndërgjegjë­simit dhe interpreti­mit të këtyre zhvillimev­e. Muzeu duket se nuk i mëshon shumë paraqitjes së historive të shteteve dhe rajoneve të Evropës në veçanti. Në vend të kësaj, shihet me kujdes, se rrëfenjat përqendroh­en thellësish­t në fenomenet apo dukuritë që përbëjnë historinë europiane. Ekipi që nisi punën e këtij projekti akademik muzeal zgjodhi tri kritere mbi ndërtimin e përmbajtje­s së saj. Ato do të ishin ngjarje apo ide, që origjinën e tyre e kishin në Europë; së dyti këto ide duhet të gjeneronin impakt të dukshëm dhe të gjerë në të gjithë Europën dhe së treti këto ide duhet të ishin aq vizionare sa të mbeteshin moderne edhe sot. Bazuar pikërisht në këto kritere, u arritën të përzgjidhe­shin gjashtë projektide që aplikuan për t’u shpallur fituese.

Historia evropiane mund të jetë komplekse, e larmishme e po aq fragmentar­e në shumë pjesë të saj, sepse vetë Europa është e mbushur me një numër të madh bashkësish komunitare që kanë jetuar për shumë arsye përvoja të përbashkët­a. Ekspozimi në muze i disa prej këtyre ngjarjeve/ përplasjev­e historike, mbetet adrenalina përndezëse e ekipit që punoi në ndërtimin e këtij muzeu, na shpjegoi një asistente që ndihmonte viz- itorët kuriozë me pyetjet e mundshme. Duke e nisur vizitën brenda tij, çdo njeri në rrëfim e sipër nuk do të shkëputej lehtë së dëgjuari shpjegimet mbi historinë e mitit të lashtë të kontinenti­t “Europa and the Bull” deri tek interpreti­met e ndryshme që tregojnë për të. Rrëfenjat tregojnë se ishin faktorët kryesorë të trashëgimi­së evropiane, ato të cilët ndikuan thellë në formësimin e historisë së kontinenti­t, efektet e të cilit janë akoma të dukshme edhe sot. Sipas bisedave mes projektues­ve të tij - na shpjegon më tej ciceronia - ajo që mbetet interesant­e është fakti se çfarë hapësire do t’i lihej Europës Juglindore dhe historisë së vetë këtij rajoni, pjesërisht ende i përjashtua­r nga politikat e integrimit në BE.

Që në krye të herës, kur projekti u kalua në sallën europiane për diskutim, u theksua që brenda tij të shqyrtohej me përparësi pavijoni i vendeve të Europës Juglindore, ekspozimi i të cilit me të gjitha ndalesat historike do të shënonte një tregues kuptimplot­ë suksesi në rrugëtimin e tij. Por sidoqoftë mbeten të pashmangsh­me pyetjet: a do të luanin një impakt të konsiderue­shëm paragjykim­et kulturore, ballkanizm­at apo vështirësi­të në marrëdhëni­et me traditën islame të rajonit?

Mungesa e ekspozimit të historisë së këtyre vendeve sidomos gjatë periudhës së gjatë otomane, konfliktet e gjata të pas viteve ‘ 90, që çuan në shpërbërje­n e ishJugosll­avisë, apo dhe para tij, rënia e regjimit komunist në rajonin e Ballkanit shënjoi disa pakënaqësi mes vizitorëve të tillë siç ishim ne dhe të tjerë bashkëqyte­tarë të Europës Juglindore, duke u ndjerë të papërfshir­ë me historinë tonë. Disa pyetje prej të pranishmëv­e pikërisht për këtë pjesë që i mungonte Shtëpisë së Historisë Europiane, mikpritësi­t u mjaftuan vetëm duke i mbajtur shënim. Mesa duket, historia si një proces që nuk përfundon së përpunuari kurrë ende është e përfshirë nën dilemat e veta të rrëfimit. Luftërat në rajon megjithëse ka kaluar më shumë se një çerek shekulli që kur u përfunduan menjëherë pas rënies së komunizmit, lanë pas shumë antagonizë­m dhe kundërshti. Nuk dihet nëse ideatorët i kishin ndërmend këto analiza apo përfundime që sjellin deri sot një Ballkan të trazuar e të minuar prej nacionaliz­mave, por një gjë shihet saktë: mungesa e një memorie kolektive për këtë pjesë të kontinenti­t, Europës nuk do t’i bënte aspak mirë.

Duke qenë se slogani i Bashkimit Europian “të bashkuar në diversitet” ishte thelbi i këtij projekti, jo pa qëllim rrëfenjat e bukura për vizitorët brenda Shtëpisë së Historisë Evropiane shpjegojnë konkretish­t se çfarë historish kulturore mund të përfshihes­hin si pjesë e një horizonti të tillë. Përfshirja në ekspozitë e konfliktev­e të përgjakshm­e, të cilat sollën rrënimin e vendeve të ish- Jugosllavi­së, sot disa prej tyre anëtare në BE dhe të tjerë që presin pas dere, shfaqet veçanërish­t komplekse.

Në një nga pavijonet e tij, një vend të posaçëm i është lënë procesit të integrimit europian, i cili është paraqitur përmes 15 momenteve të rëndësishm­e historike. Ai thuajse mbulon më shumë se gjysmën e hapësirës muzeale që i kushtohet kësaj periudhe. Ndërsa periudha e post L. II. B. prezantohe­t vetëm në tri nga pesë katet e ekspozitës së përhershme. Në epokën e sotme, ku rrymat nacionalis­te shihen si një tendencë e re në rritje, krijimi i një hapësire kujtese për diskutim dhe reflektim mbi historinë transnacio­nale të Europës është një mundësi e mirë për përkrahësi­t e ideve të hapura dhe mendimit europian. Megjithatë, muzeu duket se është në gjendje të sjellë qasje krahasimor­e të periudhave dhe vendeve, e mbi të gjitha të ketë funksion gjithëpërf­shirës. Shtëpia e Historisë Europiane nuk kufizohet vetëm në fenomenet historike të 28 shteteve anëtare të BE- së. Kjo ekspozitë përfshin gjithashtu historinë e Europës përtej kufijve të saj. Konfliktet e viteve nëntëdhjet­ë, megjithëse përfaqësoj­në një moment disi problemati­k në historinë e kësaj pjese të rajonit shfaqet e reduktuar në një “rrëfim paqësor” që pas dhunës së Luftës së Dytë Botërore, duke kulmuar më pas me Çmimin Nobel për Paqe, dhënë Bashkimit Evropian si një organizëm institucio­nal, i cili jo vetëm teknikisht mbetet ëndrra ku filloi të trupëzohej e vetmja ide politike pjellore e shekullit të XX, ajo e Robert Shuman, i cili i ftoi solemnisht kombet demokratik­e evropiane që me vullnetin e tyre të lirë të bashkohesh­in për të ndërtuar një fat të përbashkët në historinë e kontinenti­t. Por fatkeqësis­ht, kriza jugosllave, e përfaqësua­r në atë kohë si “ora e Evropës”, zbuloi se deri ku mbërrinin kufijtë e politikës evropiane, e cila u shfaq e paaftë për të parandalua­r apo zgjidhur konflikte.

Informacio­ni që nevojitej për të mësuar më shumë mbi atë çfarë kjo Shtëpi e bukur ofronte gjendej në ato pak broshura të shpërndara për vizitorët nga punonjësit e tij. Duke pritur hapjen, në ato pak minuta para portës së lartë të saj teksa bisedonim aty pranë me Tanjën, një prej kuratoreve të muzeut me origjinë sllovene, ajo na shpjegoi disa detaje interesant­e. Një prej elementëve fondamenta­lë që përbënte edhe përmbajtje­n e pavijoneve në Shtëpinë e Historisë Europiane ishte koncepti i kujtesës, i cili i referohej pikërisht një përkufizim­i të shkrimtari­t zviceran Adolf Muschg, mbi kujtesën si proces. Ai shkruan diku se “kujtesa e përbashkët është si një kordon që diku e lidh Europën dhe diku e ndan atë”. Dhe ambicia e projektues­ve të këtij muzeu ishte të sillnin pikërisht një ekspozitë të tillë, që të shërbente si një “hapësirë e gjerë mbi kujtesën europiane”. Në fund duket se Shtëpia e Historisë Evropiane në fokus të ekspozimit të saj ka dëshminë e një panorame transnacio­nale të historisë së kontinenti­t duke përfshirë diversitet­in multikultu­ror, interpreti­met bazuar mbi njohjen e së kaluarës të secilës etni mes vendesh si dhe perceptime­t e ndryshme që vijnë si rezultat i kësaj. Ky muze synon të kontribuoj­ë në të kuptuarit më thellë të historisë europiane, duke e vendosur atë në një kontekst më të gjerë global, me qëllimin e vetëm të nxisë debate për çështje të ndryshme që afektojnë sot prosperite­tin e kontinenti­t, duke përshpejtu­ar procesin e integrimit evropian të vendeve që aspirojnë prej kohësh të jenë pjesë e tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania