Gazeta Shqiptare

Kutitë e fundit, PS fiton 73 mandate, PD 43, LSI 19

5 partitë e reja të Kuvendit të Shqipërisë, PSD rihyn me Tom Doshin Krahasimi me 2013, socialistë­t shtojnë 8 deputetë, PD humb 7

- Darina Tanushi

Partia Socialiste rezul ton fituese, në rezul tatin e mbi 90% të kutive të numëruara, deri pas mesnatë. Sipas rezultatev­e të dala nga 4603 kuti, nga 5362 në total në të gjithë Shqipërinë, PS udhëheq me 48.16% të votave, e ndjekur nga PD me 28.76% të votave dhe LSI me 14.44% të votave. Ndërkohë në numër mandatesh këto përkthehen respektivi­sht: PS me 73 mandate, PD me 43 mandate, LSI shkoi deri në 19 mandate në rang kombëtar, PDIU 4 mandate dhe PSD arriti të marrë 1 mandat në Shkodër. Ndërkohë që në Tiranë e Shkodër PSja ka "luftuar" me PD- në për të marrë edhe 1 mandat. Numërimi u mbyll më herët në qarqet e Korçës, Fierit dhe Dibrës, ku fitorja e PS- së ka qenë më e madhe sesa pritej. PS ka njohur një rezultat në rritje, krahasuar me zgjedhjet e 2013- ës. Këtë herë PS ka arritur të sigurojë 8 mandate më shumë, nga 65 që mori në 2013- ën. Ndërsa PD ka një ulje të ndjeshme krahasuar me rezultatin e katër viteve më parë, kur ajo kishte plot 50 mandate. Lëvizja Socialiste për Integrim ka rritje të rezultatit të saj, krahasuar me vitin 2013, kur mori 16 mandate. Partia për Drejtësi, Integrim e Unitet ka mbetur në pragun e 4 mandateve, ashtu si 4 vjet më parë. Gjithsesi këto janë informacio­net paraprake, mbi të cilat KQZ do të punojë pasi të marrë edhe informacio­net zyrtare, dhe pritet që rezultati final të dalë disa ditë më pas. Nga 18 partitë që morën pjesë në zgjedhjet e 25 qershorit, partia që ka siguruar më pak vota deri më tani është Partia Aleanca Arbnore Kombëtare, e cila ka arritur të sigurojë vetëm 255 vota. Ndërkohë që LIBRA, e drejtuar nga Ben Blushi, edhe pse ka marrë jo pak vota në Tiranë e Korçë, përgjithës­isht nuk ka arritur të dalë me një mandat deputeti. I njëjti rezultat është edhe për partinë e drejtuar nga Bamir Topi, Frymën e Re Demokratik­e, e cila sërish duket se nuk do të ketë përfaqësim në parlamenti­n e ri. Kjo do të thotë se në parlamenti­n e ri do të kemi vetëm 5 parti. Surpriza këtë herë është Partia Socialdemo­krate e Skënder Gjinushit, e cila arriti të marrë 1 mandat, pas një kohe të gjatë që ajo i mungon Kuvendit. Gjinushi ka qenë pjesë e koalicioni­t me PS- në, por doli i zhgënjyer prej tij, për shkak të mospërfshi­rjes as në kabinetin qeveritar dhe as në qeverisjen vendore. Këtë herë Gjinushi vendosi të mbështesë Tom Doshin në Shkodër, ish- deputetin e larguar prej PS- së. Partia Demokratik­e këtë herë udhëheq vetëm në dy qarqe ndaj Partisë Socialiste, atë të Shkodrës dhe Kukësit. Por ajo çka e bën interesant­e garën në këtë qark, është

diferenca e votave midis PD dhe PS, që përcakton fituesin e mandatit të pestë. PD ka rreth 131 vota më shumë se PS, avantazh i cili është përmbysur dhe ripërmbysu­r disa herë gjatë orëve të fundit, dhe premton sërish ndryshime deri në përfun-

dim të procesit. Garë e fortë po zhvillohet edhe mes LSI dhe Tom Doshit, i cili kandidon nën siglën e PSD- së, për të përcaktuar partinë e tretë në këtë qark. Gjithsesi, të dyja këto subjekte kanë arritur të sigurojnë nga një mandat në Shkodër.

 ??  ?? Dje gjatë numërimit të fletëve të votimit
Dje gjatë numërimit të fletëve të votimit
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania