Gazeta Shqiptare

Gërdeci ' ndëshkon' PD- në, e nxjerr forcë të tretë

Në zgjedhjet e fundit lokale, opozita doli fituese në Bashkinë e Vorës Votohen PS dhe LSI, refuzohet e djathta

- Studio Permbarimo­re “SHKRELA”

Demokratët jo vetëm që nuk mundën të ru ajnë rezultatin e zgjedhjeve të fundit në fshatin Gërdec, por pikërisht aty pësuan më 25 qershor humbjen e madhe. Partia Demokratik­e ka pësuar një humbje të thellë, që pasqyrohet nga numërimi i më shumë se gjysmës së kutive. Një nga goditjet që ka marrë partia më e madhe e opozitës ka qenë rezultati në fshatin Gërdec të Bashkisë Vorë. Nga numërimi i kutisë së QV- së Nr. 1560, rezulton se PD- ja është forcë e tretë. Gërdeci u bë i njohur në 15 mars të vitit 2008 kur nga shpërthimi i fabrikës së demontimit të armëve humbën jetën 26 persona. Atë kohë u akuzuan, ministri i Mbrojtjes i asaj kohe Fatmir Mediu dhe djali i ishkryemin­istrit, si të implikuar në atë që ndodhte brenda fabrikës së armëve ku punohej pa kushte sigurie. Pikërisht në Bashkinë e Vorës, ku bën pjesë edhe Gërdeci, Partia Demokratik­e kandidonte me ish- ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu. Dhe kësaj kandidatur­e votuesit e Gërdecit i janë përgjigjur duke e nxjerrë PD- në forcë të tretë pas Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ndërkohë, kujtojmë që në zgjedhjet e kaluara PD- ja fitoi në Gërdec. Fshati, i cili njihet për shpërthimi­n e vitit 2008 ku mbetën të vdekur 26 persona dhe u plagosën mbi 300 të tjerë, i është përgjigjur kështu kandidatur­ës së Fatmir Mediut që Basha kishte vendosur për zonën në fjalë. Kështu, nga numërimi rezulton se Partia Socialiste ka marrë 81 vota, Lëvizja Socialiste për Integrim 78 vota dhe Partia Demokra- tike 71 vota. Kujtojmë se në zgjedhjet e kaluara, Gërdeci ka votuar për PD- në pavarësish­t tragjedisë, por në 2017- ën duket se fshati ka vendosur të refuzojë kandidatur­ën e Mediut. Por, ndryshe nga Gërdeci, demokratët kanë mbajtur bastionin e tyre në Kamëz. Kryebashki­aku i Kamzës, Xhelal Mziu lajmëroi fitoren në këtë zonë, duke thënë: "Unë e konsideroj një arritje të Kamzës këtë rezultat, pasi nuk duhet të përjashtoj­më rolin që ka luajtur koalicioni qeverisës, që kanë përdorur arsimin, OSHEE- në dhe legalizime­t". Duke u mbështetur në rezultatin e përgjithsh­ëm të forcës që ai përfaqëson, Partisë Demokratik­e, Mziu vuri në dukje se humbjen e PD- së e ka sjellë kanabizimi i vendit. "Ngelem shpresëplo­të se numri i deputetëve do jetë edhe më i madh se kaq sa kemi tani. Në Shqipëri fajin kryesor e ka kanabizimi, dhe instrument­e të tjera shtrëngues­e. Duke marrë shkas nga zgjedhjet e Dibrës, ku kam qenë vetë prezent, kam parë që vota është tjetërsuar", - theksoi kryebashki­aku i Kamzës, z. Xhelal Mziu për "News24". Fshati Gërdec, i cili njihet për shpërthimi­n e vitit 2008 ku mbetën të vdekur 26 persona dhe u plagosën mbi 300 të tjerë, i është përgjigjur kështu kandidatur­ës së Fatmir Mediut që Basha kishte vendosur për zonën në fjalë. Nga numërimi, rezulton se Partia Socialiste ka marrë 81 vota, Lëvizja Socialiste për Integrim 78 vota dhe Partia Demokratik­e 71 vota. "Ngelem shpresëplo­të se numri i deputetëve do jetë edhe më i madh se kaq sa kemi tani. Në Shqipëri fajin kryesor e ka kanabizimi, dhe instrument­e të tjera shtrëngues­e. Duke marrë shkas nga zgjedhjet e Dibrës, ku kam qenë vetë prezent, kam parë që vota është tjetërsuar", - tha kreu i Bashkisë së Kamzës.

 ??  ?? Gërdeci
Gërdeci
 ??  ?? Dje gjatë numërimit të fletëve të votimit
Dje gjatë numërimit të fletëve të votimit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania