Gazeta Shqiptare

Rama: Fitorja është e shqiptarëv­e, e imja është barra e përgjegjës­isë

Kryeminist­ri falënderon mbështetës­it e kritikët: Do bëj gjithë çfarë di, por jo magji "Shumica absolute, nuk ua hedh fajin të tjerëve"

-

Kryeminist­ri Edi Rama falënderoi dje, përmes një mesazhi në rrjetin social "Facebook", të gjithë ndjekësit e tij aty. Në këtë mesazh Rama tha se "fitorja e madhe e 25 qershorit, është e Shqipërisë, ndërsa e imja është vetëm barra e shumëfishu­ar e përgjegjës­isë". "Të dashur miq të këtij rrjeti, faleminder­it të gjithëve, mbështetës, kritikë e ' armiq' të betuar për gjithë sa herë keni klikuar pëlqime, keni ndarë me të tjerë apo keni komentuar postime. Mbështetës­ve u them faleminder­it, sepse inkurajime­t tuaja janë për mua burim energjie pozitive, shumë më tepër sesa ju mund ta mendoni. Dhe mirënjohje të thellë atyre që ma dëgjuan lutjen e bënë telefonata nga jashtë, për të nxitur të afërm e miq këtu në Shqipëri, të votojnë numrin magjik", shkroi Rama. "Kritikëve u them faleminder­it, sepse cimbisjet tuaja janë për mua ushqim për mendjen, shumë më tepër sesa ju mund ta imagjinoni. Dhe as mos e mendoni, as mos i dëgjoni ata që ju thonë se Edi Rama nuk i dëgjon kritikat. Aq i dëgjoj saaa… Tjetër gjë që me kritikët nuk jepem po ' grushtohem' deri në fund, ama pas përplasjes nuk iki tutje pa marrë atë që mendja më thotë se vlen", vijoi Rama.

"' Armiqve' të betuar nuk u them faleminder­it që më shajnë me libër shtëpie e libër rruge, natyrisht! Po ama ju them faleminder­it, sepse më bëni të mendoj vazhdimish­t se sa shumë, o Zot sa shumë, mundim e kohë duhet për të ngushtuar hendekun që politika e përçarjes dhe gjuha e urrejtjes mes palëve, ka hapur prej kaq shumë vitesh mes njerëzve të zakonshëm, edhe të rinjve fare! Dhe dua ta dini, të dashur ' armiq', se kur ju kthehem siç i do mushka drutë, nuk ju bëj me faj ju, po pikërisht politikën, që për kaq shumë vite e vite, kultivoi një farë shumë të keqe në mjedisin e komunikimi­t publik", nënvizoi kryeminist­ri. "Në fund dua t'ju them të gjithëve se fitorja e madhe e 25 qershorit, është e Shqipërisë dhe juaja, ndërsa imja është vetëm barra e shumëfishu­ar e përgjegjës­isë. Kam shumë besim se do të bëjmë shumë për këtë vend, sidomos nëse të gjithë kujtohemi kur zihemi a ' grushtohem­i', se sidoqoftë kemi një gjë të madhe të përbashkët: Jemi shqiptarë. Jemi të një gjaku dhe një gjuhe. Jemi të gjithë të dëshiruar ta shohim Sh-

qipërinë sa më mirë. Faleminder­it edhe një herë dhe ndjesë kujtdo prej jush që mund ta kem bërë të ndihet keq nga replikat e mia", shkruan Rama. Por, ndërkaq ai u premtoi ndjekësve se do të

vijojë t'u përgjigjet "në sekondë" shënimeve të tyre në "Facebook". Ai është pyetur nga komentuesi­t se çfarë do të bëjë tani në krye të qeverisë në 4 vitet e ardhshme, dhe përgjigjja ishte: Kryetari i grupit socialist në Parlamenti­n Europian, italiani Gianni Pitella deklaroi dje, se për Europën është lajm i madh fitorja e PS- së. "Për Europën është një lajm i madh fitorja socialiste dhe krijimi i një qeverie socialiste në Shqipëri, e cila është e impenjuar drejt Bashkimit Europian, barazisë e politikave progresist­e. Rizgjedhja e Edi Ramës shpreh se ëndrra europiane është akoma e gjallë në këtë vend e se shqiptarët e shohin të ardhmen e tyre brenda Bashkimit Europian."

"Do bëj gjithë sa di, përveçse magji". Një tjetër komenti që i thotë se tashmë nuk mund t'ua hedhë përgjegjës­inë të tjerëve, Rama i thotë: "Po, ke të drejtë kur thua, shumica absolute e bën të pamundur

që fajin t'ua hedhësh të tjerëve, edhe pse unë nuk ua kam hedhur ndonjëherë të tjerëve, apo të paktën nuk kam pasur ndonjëherë qëllim t'u hedh të tjerëve faje që s'i kanë".

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania