Gazeta Shqiptare

Shkodra nuk i meriton "personazhe­t e filmave me mafiozë"

-

Kryesuesi

i listës së de putetëve të PS- së në Shkodër, Ditmir Bushati, në një mesazh falënderue­s për votuesit shkodranë që i dhanë PS- së 4 deputetë, u shpreh: "Slogani i kësaj fushate ishte ' Shqipëria që duam'! Shkodra, si ' principatë' rebele dhe kreative, kishte qejf ta thoshte ' i fije' n'ge- gnisht ' Shkodra që dum'. Sot, Shkodrën që dum e kemi të përfaqësua­r në Kuvend nga lista e Partisë Socialiste. Nga lista e shkodranëv­e të punës si Luani. E shkodranev­e luftarake si Senida, e malësorëve të palodhur si Paulini. E njerëzve që nuk kërkonin vota, por kërkonin mbështetje. E njerëzve që nuk kërkonin pushtet, por akses që të sillnin më shumë projekte e investime për Shkodrën". "Për Shkodrën që reflektont­e në sytë e mijëra vajzave dhe djemve, që na ndoqën kudo të mërzitur nga keqpërfaqë­simi i deritanish­ëm e të neveritur nga lloj- lloj personazhe­sh që më shumë kanë lidhje me filmat me mafiozë që administro­jnë interesa kriminale sesa me Shkodrën që dum, duhet ta ngremë ' Rozafën'", - nënvizoi ministri i Jashtëm.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania