Gazeta Shqiptare

Berisha: Ringritje përmes bashkimit, jo përçarjes

Humbja, mesazhi i ish- kryeminist­rit për demokratët, Bashën dhe kritikët e tij "Arsyet e humbjes t'i gjejmë tek vetja jonë'

- Valentina Madani

Ish- kryeminist­ri Sali Ber isha u bën thirrje demokratëv­e të bashkohen, si e vetmja mënyrë për të gjetur rrugën e ringritjes, pa përçarje e përjashtim­e. Vetëm një ditë pasi KQZ deklaroi të mbyllur procesin zgjedhor së bashku me rezultatin, z. Berisha theu heshtjen, duke folur për herë të parë për humbjen e Partisë Demokratik­e në zgjedhje. Në një shkrim të gjatë në ' FB', Berisha shprehet se droga, krimi, pjesëmarrj­a e administra­tës në kundërshti­m me ligjin, pabarazia e madhe në media ndikuan qartësisht në rezultat dhe bënë që këto zgjedhje të mos jenë të lira dhe të ndershme ashtu siç i meritonin shqiptarët. Por përkundër kësaj - shprehet Berisha - së pari arsyet duhen kërkuar tek PD. Duke ndarë qëndrimin se përgjegjës­i kryesor për humbjen e zgjedhjeve është kryetari Basha, por jo i vetmi, lideri historik i PD- së thotë se rruga e ringritjes nuk është kurrë e lehtë, ajo kalon përmes bashkimit dhe jo përmes përçarjes, as përjashtim­it. "Rëndësi vendimtare ka që PD- ja t'u mundësojë të gjithë anëtarëve të saj një proces të drejtë, të ndershëm, të barabartë dhe të pandikuar nga askush për të zgjedhur lidershipi­n që ata mendojnë dhe gjykojnë se mund t'i çojë si një opozitë e fuqishme drejt fitores, sa më shpejt, të mendjeve dhe zemrave të shqiptarëv­e", shprehet Berisha. Sipas Berishës, rezultati i këtyre zgjedhjeve është larg atij që dëshironin dhe prisnin demokratët. "Pa asnjë diskutim që droga, krimi, pjesëmarrj­a e administra­tës në kundërshti­m me ligjin, pabarazia e madhe në media ndikuan qartësisht në rezultat dhe bënë që këto zgjedhje të mos jenë të lira dhe të ndershme, ashtu siç i meritonin shqiptarët", - shkruan Berisha. Ai shton se "të gjitha këto provuan dhe një herë se Edi Rama është armik i egër votës së shqiptarëv­e. Por pavarësish­t presioneve, krimit, antiligjit dhe parave të Noriegës, arsyet dhe përgjegjës­itë për këtë humbje të thellë të PDsë, si për rezultatin ashtu dhe sfondin e saj në përputhje me praktikat më të mira të demokraciv­e perëndimor­e, - vijon Berisha - duhet t'i kërkojmë dhe gjejmë detyrimish­t edhe tek vetja jonë. Përndryshe na pret një e ardhme e pasigurt! Sipas Sali Berishës, kryetari i PD është përgjegjës­i më kryesor, por natyrisht jo i vetëm për këtë humbje. Berisha thekson se kryetari i PD ka njohur përgjegjës­inë e tij personale kryesore për këtë humbje. Statuti i partisë parashikon hapjen e procesit të zgjedhjes së kryetarit të partisë dhe ky i fundit ka deklaruar se do të ngrijë funksionet e tij si kry- I pari i listës së PD- së në qarkun e Vlorës, Agron Shehaj shprehet në "Facebook" se nxitimi për të dalë kundër Bashës tregon shumë për motivet e "skuadrës së sulmit". Ai deklaron se ata sakrifikua­n partinë vetëm për të parë të rrëzuar kryetarin, i cili vendosi, me të drejtë, t'u ndërpresë jo marrëdhëni­en me partinë, por ofiqet. etar partie për kohën e procesit të zgjedhjes së kryetarit, për të mos ndikuar në këtë proces", - vijon më tej lideri historik i selisë blu. Sipas Berishës, "pavarësish­t nga emocionet, kundërshti­të e pashmangsh­me për situata si kjo, rëndësi vendimtare ka që PD t'u mundësojë të gjithë anëtarëve të saj një proces të drejtë, të ndershëm, të barabartë dhe të pandikuar nga askush për të zgjedhur lidershipi­n që ata mendojnë dhe gjykojnë se mund t'i çojë si një opozitë e fuqishme drejt fitores, sa më shpejt, të mendjeve dhe zemrave të shqiptarëv­e".

 ??  ?? Gjatë një mbledhjeje të Grupit të PD- së
Gjatë një mbledhjeje të Grupit të PD- së
 ??  ?? Ish- kryeminist­ri Sali Berisha
Ish- kryeminist­ri Sali Berisha
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania