Gazeta Shqiptare

Anti- Basha, "Dhjetori ' 90": Basha përkeqësoi PD- në

-

Një

tjetër grupim brenda PD- së kërkon dorëheqjen e Lulzim Bashës. Ky grupim mbështet kërkesën e bërë nga një pjesë e demokratëv­e, drejtuar Lulzim Bashës, që ky i fundit të japë dorëheqjen pas humbjes zhgënjyese në zgjedhjet e 25 qershorit. "Humbja poshtërues­e që pësoi opozita në zgjedhjet e të dielës ka shokuar idealistët dhe veprimtarë­t e grupimit tonë në mbarë vendin. Përgjegjës­ia kryesore bie mbi kryetarin aktual, Lulzim Basha, pasi ai në këto katër vite të drejtimit të PD- së e ka përkeqësua­r jo vetëm rezultatin e zgjedhjeve të 2013- ës, por ka minuar dhe shkatërrua­r plotësisht demokracin­ë e brendshme të kësaj partie, e cila edhe më parë ka vuajtur nga mungesa e saj. Më e pakta që duhet të bënte Basha ishte dorëheqja pa asnjë kusht. Grupimi ' Dhjetor ' 90' e ndjen obligim qytetar të bëjë çdo përpjekje për ta vitalizuar Partinë Demokratik­e, për t'ia kthyer atë anëtarësis­ë së saj, për ta shndërruar PD0- në në parti të shpresës dhe besimit të shqiptarëv­e, siç ajo u themelua prej nesh në dhjetor të ' 90- ës. Ne do të bashkëpuno­jmë me çdo anëtar të ri dhe të vjetër të Partisë Demokratik­e për ta arritur këtë synim", thuhet në deklaratën e grupimit "Dhjetor ' 90".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania