Gazeta Shqiptare

TELEFONATA PER KANDIDIMIN

-

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Silvi Bardhi publikoi dje votën e saj, e cila do të votojë për Lulzim Bashën. Bardhi publikoi dhe bisedën telefonike që ka shkëmbyer me Eduard Selamin në 2014, kur ai garonte për sekretar të përgjithsh­ëm të PD- së. "Vota është e fshehtë dhe e tillë dua të mbetet edhe në bisedën tonë - iu përgjigja. Ishte një telefonatë dëshpërues­e, të cilën e mora vetëm një herë në këto tri vite opozitë të vështirë të PD. Nëse një kandidat për postet më të larta drejtuese, thjesht të konsideron numër në listën e votuesve, është e vështirë ta cilësosh kandidat për partinë më të madhe opozitare", shprehet zj. Bardhi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania