Gazeta Shqiptare

Selami shpall kandidatur­ën: Me mua, PD- ja më e fortë

Hapet gara me "një anëtar, një votë" për kreun e PD, zgjedhjet në 22 korrik Depozitimi i emrave, deri në datën 2 korrik

-

Anëtarësia e Partisë Demokratik­e do të votojë për kryetarin e ri të kësaj force politike në 22 korrik. Grupi i ngarkuar për organizimi­n e zgjedhjeve në PD shpalli dje 22 korrikun si datën e garës për kreun e ri të PD- së. Anëtarësia do të zgjedhë kreun përmes parimit "1 anëtar, 1 votë". Vendimi i firmosur nga dy nënkryetar­ët Edi Paloka dhe Edmond Spaho lë një afat deri më 2 korrik për depozitimi­n e kandidatur­ave, ndërsa zgjedhjet do të mbahen më 22 korrik, e njëjta datë në të cilën u votua për kryetarin e ri pas dorëheqjes së Sali Berishës në 2013- ën. Anëtarësim­e të reja nuk do të ketë. Më 22 korrik ata thirren të zgjedhin për herë të dytë sipas parimit "një anëtar, një votë" kryetarin e ri. I pari kandidatur­ën e shpalli Eduart Selami, i cili mbërriti në PD paraditen e djeshme për të takuar grupin e punës. Ky vendim u bë i ditur nga vetë Selami, fillimisht nëpërmjet një statusi në rrjetin social "Twitter" dhe më pas përmes një konference të posaçme në selinë e PD- së. "Demokratë të nderuar! Me ndjenjë përgjegjës­ie dhe synim për t'i rikthyer së bashku PD- së lavdinë e merituar, shpall kandidatur­ën për kryetar", shkruan Selami në profilin e tij.

Kështu pas Lulzim Bashës, Eduard Selami është kandidati i dytë që do të synojë të marrë drejtimin e PD- së, në zgjedhjet e korrikut. Më herët Basha ngriu pozicionin e tij si kryetar dhe i hapi rrugë organizimi­t të procesit të zgjedhjes së kreut të PD- së sipas parimit "një anëtar, një votë", duke premtuar se do të garojë me projektin e tij për të mbajtur drejtimin partisë. Eduard Selami nuk bënte pjesë në asnjë prej grupeve të personave që firmosën kërkesat për dorëheqjen e Bashës, pasditen e së martës. Selami gjithashtu nuk polemizoi me Bashën as kur ky i fundit e la jashtë listave të kandidatëv­e për deputetë, por shprehu publikisht mbështetje për emrat e përzgjedhu­r nga ai. Por në konferencë­n e djeshme për shtyp, z. Selami deklaroi se situata në të cilën ndodhet kjo parti duhet shfrytëzua­r për të ripërtërir­ë vlerat e saj, të cilat sipas tij, ndër vite ajo i ka humbur. Në vlerësimin e Selamit, PD ka mbetur mbrapa në kohë dhe tani më shumë se kurrë është mundësia që ajo të ecë me hapin e kohës. Dhe në këtë drejtim, Selami ka nënvizuar se është i gatshëm të japë kontributi­n e tij. "Është për të ardhur keq që PD- në koha e ka lënë mbrapa. PD duhet të ecë me hapin e kohës. Unë jam i sigurt se kjo ditë do të Eduard Selami është kërcënuar dje në ambientet e brendshme të selisë blu. Shoferi i deputetes Mimoza Hajdarmata­j i është drejtuar me një gjuhë të ashpër Selamit, pak minuta pas konferencë­s për shtyp duke e kërcënuar atë. "Çfarë pune ke ti këtu, ça do këtu? Nuk të lë as të hysh në selinë e PD, pasi nuk ke çfarë kërkon këtu?", i është drejtuar ai Selamit. "Pati një incident të pakëndshëm në selinë e PD, që unë më vonë e mësova se kush ishte. Megjithatë do shoh përpara dhe e rëndësishm­e është gara në PD", tha Selami.

vijë dhe ky do të jetë kontributi im nëse zgjidhem", theksoi z. Selami.

Ai vuri në dukje se PD- ja ka nevojë për një analizë të hapur dhe të drejtpërdr­ejtë, duke u fokusuar më shumë tek gjërat që e bashkojnë sesa tek ato që e ndajnë atë. "Unë do jap kontributi­n tim që kjo të jetë një garë një

model jo vetëm për lidershipi­n e PD, por për të kthyer besimin tek qytetarët dhe për ta çuar Shqipërinë aty ku ajo meriton", u shpreh z. Selami. I pyetur nëse kryetari aktual duhet të japë dorëheqjen nga drejtimi i PD, lideri i dikurshëm i demokratëv­e ka nënvizuar se përpara zgjedhjeve për kry-

etar të gjithë duhet të jenë të barabartë. "Në këto 4 vjet pamë një nga qeveritë më të këqija dhe nuk arritëm t'u jepnim besim qytetarëve. Me keqardhje them se shqiptarët zgjodhën të keqen më të vogël. Do të kontribuoj për ta ndryshuar këtë trend dhe të zgjedhin të mirën më të madhe", deklaroi z. Selami. Përveç stafit administra­tiv, dje në zyrë ishin dy nënkryetar­ët, të cilët janë udhëzuar të përgatisin zgjedhjet për kryetarin e ri. Kryetari me kompetenca të ngrira, Lulzim Basha, hyri në zyrat e tij rreth orës 11: 30 minuta, ndërkohë pak më herët në selinë blu ishte edhe deputeti Eduard Selami, i cili shpalli kandidatur­ën për kryetar.

 ??  ??
 ??  ?? Eduart Selami
Eduart Selami
 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha
Kreu i PD- së, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania