Gazeta Shqiptare

Kreu i PD, Bregu: Hapja e garës, një gabim

-

e PD- së, Majlin da Bregu shprehet se dorëheqja e Bashës nuk është qëllim në vetvete, por se kërkesa e saj është heqja dorë nga një qasje qorre dhe shurdhe e drejtimit të funksionim­it të PD- së. "Të pretendosh ta drejtosh PD- në si Sali Berisha, pa qenë ti vetë Sali Berisha, do të thotë të gënjesh vetën e të marshosh verbërisht drejt greminës", shkruan ajo. Garën për kryetarin e ri të partisë në korrik, Bregu e konsideron të gabuar, duke dhënë edhe disa arsye. "Prandaj po ju them përsëri: Po gaboni! Të shpallësh një garë në mbi 40 gradë, tamam kur dynjaja s'e ka mendjen fare tek ky hall dhe ta bësh këtë, pa bërë një mbledhje të të paktën atyre që u fshinë e atyre që u graduan në një mesnatë, pa përcaktuar në një udhëzim se cilat janë garancitë për kandidatët që do hyjnë në garë, pa caktuar standardet për zgjedhje të lira e të ndershme brenda partisë tënde është jodemokrat­ike! Është njëlloj sikur Basha të hynte në zgjedhje parlamenta­re pa Kod Zgjedhor! Më e pakta! Ta konceptosh këtë moment si momentin kur PD- ja duhet të ndahet: me Lulzimin ' e ngrirë' apo kundër Lulzimit ' të shkrirë' është gabim".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania