Gazeta Shqiptare

"KAVAJA"

Patozi: Shkëndijë për rindezjen e shpirtit demokrat

-

deputeti demokrat, Astrit Patozi e cilësoi pozitive fitoren e PD- së në zgjedhjet për kryetar bashkie në Kavajë. Patozi shkruan në "Facebook" se edhe pse fitorja për Bashkinë e Kavajës është shumë e vogël përballë humbjes së PD në të gjithë Shqipërinë, Kavaja do të shërbejë si shkëndijë për rikthimin e demokratëv­e. "Një fitore çliruese për Kavajën. Urimet më të mira Isa Sakja! Një rikthim i vuajtur, por çlirues dhe i mezipritur tek fisnikëria dhe vlerat e marra peng prej vitesh të Kavajës. Fitore e bukur për qytetin tim, edhe pse është vetëm një oaz i vogël në shkretëtir­ën e madhe të humbjes së Partisë Demokratik­e në zgjedhjet e 25 qershorit. Le të shërbejë ajo si një shkëndijë e rindezjes së shpirtit të demokratëv­e në të gjithë Shqipërinë. Ashtu si para 27 vjetësh, kur fitorja e madhe e PD niste nga Kavaja. Ne do t'ia dalim", shprehet z. Patozi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania