Gazeta Shqiptare

Miku i biznesmeni­t: Tofikun ma qëlluan para syve, më kërkoi ndihmë

Dëshmitarë­t: Pamë dy autorët me motor, qëlluan në ecje

-

Policia

e Tiranës sho qëroi për të marrë në pyetje mbi 20 persona. Burime pranë hetuesve të çështjes pohuan dje, se të shoqëruar ishin dëshmitarë­t okularë, miku me të cilën Tofik Hyka ishte duke pirë kafe, si dhe persona që dyshohet të jenë të përfshirë në krim. Sipas të njëjtave burime mësohet se dëshmitarë­t okularë që panë skenën e ngjarjes, ku 56- vjeçari mbeti i plagosur në gjendje të rëndë, ishin të shumtë. Ata pohuan në polici se pranë lokalit u afrua një motor në të cilin ndodheshin dy persona me skafandra, dhe pasi qëlluan me armë teksa ishin në ecje, u larguan menjëherë prej andej. Në polici dësh- moi edhe miku me të cilën Hyka ishte duke pirë kafe në verandën e lokalit. Ai ka treguar se ishte me Tofikun duke konsumuar kafen e mëngjesit dhe se nuk mundi t'i shohë personat që e plagosën 56- vjeçarin para syve të tij. I tronditur, ai ka treguar se pa kur i njohuri i tij po mbulohej nga gjaku dhe se i kërkoi ndihmë për ta dërguar në spital. Ndërkaq, mes të shoqëruarv­e në polici kishte edhe persona që u kapën në afërsi të stadiumit, si të dyshuar për krimin e rëndë. Ndonëse ata nuk kanë pranuar të jenë të përfshirë në ngjarje, burime pranë policisë pohuan se kanë dyshime që njëri prej të shoqëruarv­e të jetë njëri prej agresorëve.

 ??  ?? Lokali ku ishte duke pirë kafe Tofik Hyka me mikun e tij
Lokali ku ishte duke pirë kafe Tofik Hyka me mikun e tij

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania