Gazeta Shqiptare

Tofik Hyka ishte në konflikt me vëllain për një pronë 350 metra katrorë

-

Biznesmeni që mbeti dje i plagosur me plumb në kokë e afër zemrës, ka pasur edhe një konflikt pronësie me vëllain e tij Sinan Hyka. Ky i fundit, më datë 14 qershor të vitit 2012, ka bërë një padi civile në Gjykatën e Tiranës ndaj vëllait të tij, Tofikut. Ai kërkonte që të njihej si pronar i një toke me sipërfaqe 350 metra katrorë në fshatin Lalm të Tiranës. Gjykata vendosi që Sinani të njihet si pronar i pjesës së tokës që i takon. Por këtë vendim, Tofik Hyka e ankimoi në Gjykatën e Apelit Tiranë dhe në 2014- ën u vendos që Sinani të jetë pronar i tokës që i takonte.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania