Gazeta Shqiptare

Ish- të përndjekur­it, 1500 përfituesi­t e këstit të 8- të

Të parët që përfitojnë janë ish- të dënuarat politike gra që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës Dokumentet që duhen dorëzuar për gjashtë kategoritë parësore

- Ornela Manjani

Ish- të dënuarit politikë që kanë marrë këstin e shtatë, duhet të dorëzojnë pranë Ministrisë së Financave certifikat­ën personale të tre muajve të fundit dhe një numër llogarie aktiv për të marrë këstin e tetë. Përfituesi­t që kanë dorëzuar dokumentet, kanë marrë këstin e tetë dhe të fundit, ndërsa ata që s'kanë dorëzuar dokumentet, do t'i marrin paratë menjëherë pasi të plotësojnë dosjen. Janë në total 1500 përfitues, nga të cilët, rreth 40 përfitues kanë marrë këstin e tetë, ndërsa të tjerët janë në pritje të lëvrimit të këstit të fundit.

Lista është hartuar bazuar në klasifikim­in e kategorive prioritare të përcaktuar­a më parë nga dikasteri i Financave. Janë përcaktuar gjashtë kategori prioritare dhe janë përcaktuar dokumentet që duhen plotësuar për çdo kategori përfituese. Të parat në listë janë gratë ish- të dënuara që jetojnë në momentin e pagesës. Sipas urdhrit të Ministrisë së Financave, në kategorinë e dytë me prioritet janë persona ish- të dënuar mbi 75 vjeç në datën e hyrjes në fuqi të ligjit që vazhdojnë të jenë gjallë. Ndërsa, në kategorinë e tretë me prioritet janë persona ish- të dënuar politikë të gjallë që vuajnë nga sëmundje të rënda. Në kategorinë e katërt me prioritet janë personat ish- të dënuar që janë gjallë të cilët, pavarësish­t moshës, në momentin e pagesës kanë fëmijë të mitur nën moshën 18 vjeç. Ndërsa në kategorinë e pestë me prioritet janë persona ish- të dënuar që nuk jetojnë, por në momentin e pagesës kanë trashëgimt­arë të radhës së parë në moshë të mitur nën 18 vjeç. Në kategorinë e gjashtë me prioritet janë personat ish- të dënuar që janë gjallë dhe në momentin e pagesës nuk kanë mbushur 75 vjeç, të cilët duhet të dorëzojnë certifikat­ë personale jo më të vjetër se një javë nga data e dorëzimit, dhe numër llogarie. Ish- të dënuarat politike gra, që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës; Ish- të dënuarit politikë, që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe që kanë moshën mbi 75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji; Ish- të dënuarit politikë, të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda, sipas përcaktimi­t të aktit nënligjor të posaçëm; Ish- të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës, të cilët pavarësish­t nga mosha, kanë pasardhës të radhës së parë në moshë të mitur, me hyrjen në fuqi të këtij ligji; Ish- të dënuarit politikë që nuk jetojnë dhe që kanë trashëgimt­arë të radhës së parë, të cilët janë 75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji; Ish- të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe që kanë moshë nën 75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania