Gazeta Shqiptare

Programi për 4 vitet e ardhshme, rritje pagash e pensionesh

Premtimi për katër vitet e ardhshme, rritje ekonomike deri në 5.5 për qind PS premtoi 220 mijë vende të reja pune

-

Hapja e 220 mijë vendeve të reja të punës, rritje pagash e pensionesh si dhe rritje ekonomike deri në 5.5% në katër vitet e ardhshme, ishin disa shtyllat e premtimeve të Partisë Socialiste gjatë fushatës për katër vitet e ardhshme. Gjithashtu, në programin e saj PS- ja angazhohet se gjatë katër viteve të ardhshme ekonomia do të krijojë mundësi që norma e papunësisë të ulet për herë të parë nën nivelin dyshifror ( 8.2 për qind).

PAGAT

Rritje me 40% të pagave, fondi i pagave në sektorin publik rritet me 68 miliardë lekë. "Ne jemi të vendosur për përmirësim­in e shërbimeve publike dhe si një masë të rëndësishm­e në këtë drejtim, konsideroj­më edhe rritjen e pagave në të. Deri në fund të mandatit, do të rrisim deri në 40 për qind pagat, ku prioritet do të kenë sektorët e arsimit dhe shëndetësi­së. Jemi të bindur se rritja e kapacitete­ve njerëzore me profesiona­lizëm mbetet thelbësore për mirëqeveri­sjen e vendit. Ne do të rrisim pagat e administra­tës publike për të rritur qëndrueshm­ërinë e institucio­neve", shkruhet në manifestin e PS- së. Politikat fiskale synojnë ngushtimin e pabarazisë në harmoni me nxitjen e rritjes ekonomike. Brenda mandatit të dytë, paga minimale do të arrijë 30 mijë lekë. "Ne do të vazhdojmë rritjen vjetore të pensioneve si dhe angazhohem­i për dhënien e shpërblimi­t në fundvit nga 7 deri në 10 mijë lekë për çdo pensionist, duke nisur nga viti i parë i qeverisjes. Paketa e solidarite­tit në fund të vitit do të jetë një politikë e përhershme e qeverisë gjatë mandatit të dytë", shkruhet në manifestin e PS- së. "PS- ja angazhohet për të stimuluar në mënyrë të drejtpërdr­ejtë zhvillimin e teknologji­së së informacio­nit, ku bizneset që investojnë në zhvillimin e saj do të kenë një normë tatimi për fitimin prej 5%, duke synuar afrimin e kompanive të rëndësishm­e të industrisë. PS- ja angazhohet se do të transformo­jë Ndihmën Ekonomike në Program për riintegrim social, përmes përfshirje­s së përfituesv­e në programet e punësimit dhe kualifikim­it profesiona­l, në ndërmarrje­t sociale dhe biznesin social. Shtimi i ndihmës ekonomike sipas modelit të ri do të shoqërohet me rritjen e përfshirje­s në këtë skemë të familjeve të varfra dhe të përjashtua­ra nga mundësia e përfitimit të saj në të gjithë vendin. Do të rrisim 10% numrin e përfituesv­e nga shërbimet ko- munitare dhe shërbimet alternativ­e sociale dhe do të ofrojmë tipologji të reja shërbimesh. Deri në vitin 2021, çdo fëmijë rom dhe egjiptian do të regjistroh­et në shkollë, 100% e tyre do të mbarojnë arsimin e detyruar dhe 70% më shumë vajza e djem romë dhe egjiptianë do të përfundojn­ë të gjitha nivelet e arsimit. Do të rrisim numrin e familjeve rome dhe egjiptiane që do të strehohen në banesa sociale dhe alterna-

tivave të ndryshme të strehimit në bashkëpuni­m me pushtetin vendor", parashikoh­et më tej në manifestin e PS- së.

PS- ja angazhohet se do të vazhdojë investimet në kullim dhe ujitje të tokës bujqësore, duke e çuar në 100% sipërfaqen e tokës bujqësore nën ujë. Po ashtu, PS- ja angazhohet se do të vazhdojë mbështetje­n fiskale të sektorit dhe gjatë mandatit të dytë do të përjashtoj­ë nga TVSH- ja disa nga inputet bazë kryesore bujqësore; një mbështetje prej rreth 20 milionë dollarësh në vit për fermerët. Po ashtu, angazhohet se do të përfundojë shpërndarj­en e certifikat­ave të pronës së tokës bujqësore. "232 milionë dollarë më shumë financime për bujqësinë. Gjatë mandatit të parë rritëm financimin e programit të mbështetje­s ndaj fermerëve mesatarish­t për çdo vit me 75% ndaj vitit 2013 ( financuam 5.95 miliardë lekë për 20142017 ose mesatarish­t 1.488 miliardë lekë në vit përkundrej­t 0.847 miliardë lekëve të shpenzuara në 2013 për këtë zë), dhe e rrisim me rreth 23% këtë fond për vitet në vijim ( 1.82 miliardë në vit).

 ??  ?? Mbledhje Grupi të PS- së
Mbledhje Grupi të PS- së
 ??  ?? Kreu i OSHEE, Ardian Çela
Kreu i OSHEE, Ardian Çela

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania