Gazeta Shqiptare

Atentat në qendër të Shkodrës, plagoset me 8 plumba Ilmir Hajdari

Policia: Është person me precedentë penalë, i dënuar më parë për vrasje 42- vjeçari u qëllua nga një makinë në lëvizje

-

Një 42- vjeçar nga Sh kodra është plago sur rëndë në një atentat në qendër të këtij qyteti. Ilmir Hajdari, i njohur ndryshe dhe si ' Mir Vetlla' është qëlluar me armë zjarri ( pistoletë) nga persona ende të paidentifi­kuar teksa ndodhej i ulur në një lokal. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Shkodrës bënë me dije se ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 21: 30 në lagjen "Perash", në vendin e quajtur sheshi "Isa Boletini". Mësohet se autorët e krimit kanë qenë në një automjet kur kanë sulmuar 42vjeçarin, i cili sipas bluve është person me precedent penalë. Për pasojë, Ilimir Hajdari ka mbetur i plagosur me 8 plumba, 3 prej të cilëve në gjoks. Ai është dërguar urgjentish­t në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku i është dhënë ndihma e parë mjekësore. Bluzat e bardha të këtij spitali pohuan se i plagosuri ndodhet në gjendje kritike për jetën. Nisur nga gjendja e rënduar shëndetëso­re, ai është dërguar për mjekim të specializu­ar në Tiranë. Ndërkaq, atentatorë­t janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes duke përfituar edhe nga errësira. Krismat e armëve kanë terrorizua­r banorët, ndërsa policia ka mbërritur shpejt në vendngjarj­e dhe ka nisur hetimet për identifiki­min dhe vënien në pranga të autorëve. Burimet e mësipërme pohuan se po hetohet në disa pista për zbardhjen e ngjarjes. Dyshohet se atentati mund të ketë marrë shkas nga ngjarje të mëparshme kriminale, ku pohohet të jetë përfshirë 42vjeçari, por edhe nga ndonjë konflikt i kohëve të fundit, pasi Hajdari njihet në Shkodër ( sipas policisë) si person problemati­k.

ATENTATI

Ilmir Hajdari, i cili njihet si një ndër ish- të fortët e Shkodrës është qëlluar mbrëmë teksa po pinte kafe në një lokal. Atentatorë­t nuk kanë hezituar të shkrepin armën drejt shënjestrë­s së tyre, edhe pse në lokal kishte shumë njerëz dhe në rrugë kishte shumë kalimtarë. Plot 8 plumba ka marrë në trup 42vjeçari. Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë pohuar se ' Mir Vetlla' është qëlluar nga një makinë në lëvizje. Pas plagosjes, forca të shumta policore kanë bërë rrethimin dhe krehjen e zonës, por deri afër mesnatës nuk është bërë e mundur rënia në gjurmët e autorëve të krimit. Në lidhje me këtë ngjarje, policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje disa persona ( dëshmitarë okularë si dhe persona me precedentë penalë).

HETIMET

Burime pranë grupit hetimor deklaruan për "GSH" se po hetohet në disa pista për zbardhjen dhe dokumen- Sipas hetuesve të çështjes, Ilmir Hajdari rezulton se është preson me precedentë penalë, pasi është akuzuar për atentatin dhe vrasjen me armë zjarri të Indrit Bajrit më 21 tetor të vitit 2001. Në lidhje me këtë ngjarje ( vrasjen e Indrit Bajrit), Ilmir Hajdari është dënuar me 16 vite burg. Ky i fundit është arrestuar në vitin 2009, por pas 4- 5 vitesh është liruar sepse ka deklaruar në sallën e gjyqit se nuk është ai autori i vrasjes së Indrit Bajrit.

timin ligjor të ngjarjes së ndodhur në qendër të qytetit verior. Sipas hetuesve të çështjes, Ilmir Hajdari rezulton se është preson me precedentë penalë, pasi është akuzuar për atentatin dhe vrasjen me armë zjarri të Indrit Bajrit më 21 tetor të vitit 2001. Në lidhje me këtë ngjarje ( vrasjen e Indrit Bajrit), Ilmir Hajdari është dënuar me 16 vite burg. Ky i fundit është arrestuar në vitin 2009, por pas 4- 5 vitesh është liruar, sepse ka deklaruar në sallën e gjyqit se nuk është ai autori i vrasjes së Indrit Bajrit. Pas daljes nga burgu, Hajdari është pajtuar me fisin Bajri, duke mbyllur kështu konfliktin. Pavarësish­t kësaj, policia nuk përjashton mundësinë që ngjarja e mbrëmshme të ketë si motiv hakmarrjen.

PISTAT

Krismat e armëve kanë terrorizua­r banorët, ndërsa policia ka mbërritur shpejt në vendngjarj­e dhe ka nisur hetimet për identifiki­min dhe vënien në pranga të autorëve. Burimet e mësipërme pohuan se po hetohet në disa pista për zbardhjen e ngjarjes. Dyshohet se atentati mund të ketë marrë shkas nga ngjarje të mëparshme kriminale, ku pohohet të jetë përfshirë 42vjeçari, por edhe nga ndonjë konflikt i kohëve të fundit, pasi Hajdari njihet në Shkodër ( sipas policisë) si person problemati­k. Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë pohuar se "Mir Vetlla" është qëlluar nga një makinë në lëvizje. Pas plagosjes, forca të shumta policore kanë bërë rrethimin dhe krehjen e zonës, por deri afër mesnatës nuk është bërë e mundur rënia në gjurmët e autorëve të krimit. Në lidhje me këtë ngjarje, policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje disa persona ( dëshmitarë okularë si dhe persona me precedentë penalë).

 ??  ?? Vendi ku ndodhi ngjarja
Vendi ku ndodhi ngjarja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania