Gazeta Shqiptare

I gjenden kapsolla detonatore e kanabis, arrestohet 48- vjeçari

-

KURBIN - Policia e Kurbinit ka arrestuar një 49- vjecar, pasi është kapur me lëndë narkotike si dhe kapsolla detonatore elektrike. Bëhet fjalë për shtetasin Bashkim Hasani nga fshati Gjorm i këtij rrethi, i cili akuzohet për "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike" si dhe "Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit". Burime nga policia lokale pohuan se Hasani u prangos dy ditë më parë, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij iu gjetën dhe iu sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale, 3.6 kg marijuanë dhe 18 kapsolla detonatore elektrike. Materialet procedural­e i kaluan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania