Gazeta Shqiptare

Shkoi me pushime në Vlorë, mbytet në det 76- vjeçari nga Fieri

-

VLORË - Një i moshuar është mbytur në det në qytetin bregdetar të Vlorës. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 10: 55 në lagjen "Ujë i Ftohtë" dhe viktima është M. H, rreth 76 vjeç, banues në Fier. Ai është nxjerrë në breg të detit në gjendje të rëndë, por pas pak minutash ka ndërruar jetë. Mësohet se viktima ishte i shoqëruar nga bashkëshor­tja e tij dhe kishin shkuar për të pushuar në plazhin e Vlorës. Pas sinjalizim­it për mbytjen e pushuesit nga Fieri, policia e qytetit bregdetar ka shkuar në vendngjarj­e dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania