Gazeta Shqiptare

Vrasja e Artan Cukut, autori tregon emrat e porositësv­e

24- vjeçari kërkoi mbrojtje për familjen për të treguar për vrasje të tjera të bujshme Mikel Shallari: Janë nga Vlora e Fieri

-

ndërkombët­ar, pasi dyshohet se nuk ndodhen në Shqipëri. Gazetaria Klodjana Lala konfirmoi gjithashtu se bëhet fjalë për dy persona me precedentë të theksuar kriminalë. Gjithashtu, gjatë marrjes në pyetje, i riu nga Kuçova ka treguar edhe për vendin ku ka fshehur armët e krimit, të cilat janë dy. Ai ka dëshmuar se pas ngjarjes ka udhëtuar drejt vendlindje­s së tij Polovin, një fshat në Kuçovë dhe pikërisht aty ka fshehur dy pistoletat. Të dyja këto armë janë gjetur në vendin e diktuar nga Shallari, por për të vërtetuar që janë ato armët e vrasjes së Cukut do të du- het analiza balistike. Po ashtu, gazetarja Lala tha se Shallari nuk ka treguar vetëm për vrasjen e komisarit ku pranoi të jetë ekzekutori, por edhe për krime të tjera në Vlorë, ngjarje të bujshme për të cilat kishte dijeni për porositësi­t, ndonëse nuk ishte ai ekzekutori. Sipas Lalës, Shallari është përfshirë në këto ngjarje falë njohjeve me personazhe të krimit që aktiviteti­n e kishin jashtë shtetit, sidomos në Zvicër. "Prokuroria është duke hetuar paralelish­t edhe për ngjarje të tjera të bujshme si ajo e ndodhur në Vlorë në vitin 2011, ku Shallari pretendon se ka dijeni për ekzekutorë­t Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dekoruar pas vdekjes me medaljen e "Shqiponja e Artë", ish- komisarin Artan Cuku. Dekorimi ka ardhur pas propozimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj me motivacion­in: "Për merita dhe shërbime të veçanta në luftën ndaj krimit, sigurimit të rendit e të qetësisë publike".

dhe porositësi­t e krimit", - tha Lala. Artan Cuku u qëllua për vdekje mbrëmjen e 8 prillit të këtij viti, në hyrje të pallatit ku ai banonte me familjen e tij. Ngjarja ndodhi në "Rrugën e Kosovarëve", në kryeqytet, ndërsa dy muaj pas vrasjen së komisarit u arrestua autorit i dyshuar, Mikel Shallari.

 ??  ?? Autori, Mikel Shallari
Autori, Mikel Shallari
 ??  ?? Viktima, Artan Cuku
Viktima, Artan Cuku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania