Gazeta Shqiptare

FESTIVALI BALLKANIK I FILMIT DHE KULINARISË VJEN NË EDICIONIN VII

-

Shoqata

Art- Impulse në bashkëpuni­m me Bashkinë Pogradec, Ministrinë e Kulturës, Qendrën Kombëtare të Kinematogr­afisë, Ministrinë e Kulturës Kosovë, organizojn­ë në Pogradec, nga data 3 deri më 6 korrik, Festivalin Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë ( B3F). Këtë vit është edicioni i shtatë i këtij festivali, që tashmë përbën një ngjarje të rëndësishm­e kulturore për krejt Ballkanin. Festivali hapet me projektimi­n e filmit të gjatë grek "I padukshëm", me regji të Dimitris Athantis. Përgjatë festivalit do të projektohe­n 64 filma të autorëve nga të gjitha vendet e Ballkanit. Shqipëria përfaqësoh­et me 8 filma të kineastëve të rinj. Kosova përfaqësoh­et me 11 filma. Një seksion më vete i festivalit është "Mish- Mash". Ky seksion, që tashmë është shndërruar në një traditë, ka për qëllim që të bëjë bashkë dhe më pas të trajnojë nxënës e studentë me formim e origjinë të ndryshme në rrugën e gjatë të krijimit filmik. Të rinjtë trajnohen përgjatë një jave nga ekspertë të filmit dhe dokumentar­ëve, dhe më pas vendosin ata vetë se cila prej punëve që ata kanë bërë këto ditë vlerësohet me çmim. Këtë vit, e reja e rëndësishm­e është se, në bashkëpuni­m me organizatë­n ndërko- mbëtare prestigjio­ze "Word Vision", do të bëhen bashkë, do të diskutojnë bashkë dhe do të prodhojnë bashkë adoleshent­ë shqiptarë e serbë nga Kosova, të cilët në kushte të tjera nuk do të kishin mundësi jo të shkëmbenin përvoja, por as ta përshëndes­nin njëri- tjetrin. Një tjetër risi këtë vit në festival, në natën e fundit, është premiera botërore e filmit të gjatë thriller spanjoll "Zgjimi i Enver Simakut", me regji e skenar të Marco Lledo Escartin. Në këtë film që inspirohet nga Shqipëria e 1997- ës, interpreto­jnë figura të tilla të ekranit shqiptar si Margarita Xhepa, Tinka Kurti, Viktor Zhusti, Pirro Milkani, Ema Andrea, Laert Vasili e Lulzim Guhelli. Filmat projektohe­n në kinemanë "Mitrush Kuteli" në qendër të qytetit. Në ekrane të mëdha të vendosur jashtë ato do të projektohe­n edhe për një publik më të gjerë. Një juri me ekspertë ndërkombët­arë joballkani­kë do të vlerësojë filmat. Ceremonia e ndarjes së çmimeve organizohe­t natën e fundit, më 8 korrik, pas premierës së filmit spanjoll.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania