Gazeta Shqiptare

Ariet napolitane të 1700- ës udhëtojnë në disa qytete e muze

"Vox Baroque" në bedenat e Rozafës

-

Festivali i muzikës së vjetër "Vox Ba roque" mbetet aktiviteti i vetëm në llojin e tij në Shqipëri. Ky festival, i mbajtur nga data 2 deri më 11 korrik, i kushtohet tërësisht repertorit barok. Hapja e festivalit këtë vit do të zhvillohet në Kalanë e Rozafës në Shkodër. Kryeqyteti do të presë muzikantët në tri data dhe ambiente të ndryshme, si Reja e Foujimotos, Teatri i Kukullave dhe Galeria Kombëtare e Arteve. Korça gjithashtu do të jetë një destinacio­n tjetër i rrugëtimit të këtij festivali së bashku me Beratin në hapësirat e Muzeut Onufri. Një itinerar muzikor dhe turistik për të gjithë ata që dëshirojnë të shijojnë tingujt e kësaj muzike së bashku me bukuritë e vendeve ku kjo do të luhet, duke promovuar vlerat e trashëgimi­së kulturore të vendit tonë.

Përhapja e kësaj muzike të luajtur me instrument­e origjinale, në respekt të plotë të stilit, rregullave dhe mënyrës së interpreti­mit të asaj kohe, shikimi i muzikës me një këndvështr­im tjetër historik dhe kritik duke kërkuar gjithmonë qasje të reja, formësojnë idealin tonë për të zhvilluar këtë festival të përvitshëm. "Të vetëdijshë­m në kurimin e detajeve e repertorit të mirëpërzgj­edhur, dëshirojmë të kërkojmë më thellë në muzikë drejt rrugës së perfeksion­imit të vazhdueshë­m, në kërkim të emocioneve dhe esencës të së bukurës. Repertori barok ende sot ofron shumë hapësira për zbulime e thellime, të cilat do të manifestoh­en nga interpretu­esit midis të tjerash mes shembujve të gjuhës e gjestualit­etit barok", - thotë Jusuf Beshiri, themelues i Festivalit Ndërkombët­ar "Vox Baroque". Sipas Beshirit, në këtë edicion të festivalit është menduar që një hapësirë e veçantë t'u dedikohet kompozitor­ëve italianë, dhe në veçanti atyre napolitanë. Napoli është qytet që spikat në atë kohë për formimin e shumë kompozitor­ëve e këngëtarëv­e ( XVII dhe XVIII), dhe kjo falë katër konservato­reve që ky qytet kishte. Në të njëjtën kohë Napoli shquhej për këngën popullore, e cila kishte një prezencë të fortë, dhe kjo vihet re edhe në artin figurativ të asaj kohe. Shihet qartë që muzika luhej në rrugë, ku përdorim të gjerë kishin instrument­et "a pizzico". Tarantella qe një nga format muzikore më të dashura popullore ku bashkohej kantoja dhe vallja. Këtë muzikë të mrekullues­hme do e sjellin në këtë festival grupet e njohura si: "Collegium Pro Musica", "Festa Rustica" dhe trio "Sonatas & Canzonas".

ARIET NAPOLITANE

Me sopranon Enrica Mari, Jusuf Beshirin në cembalo dhe Arbër Cerrin në kitarë, do të interpreto­het krijimtari­a e Domenico Scarlatti ( Napoli, 1685 - Madrid, 1757), një kompozitor që krijoi në periudhën e pjekurisë së tij një "corpus" mahnitës të literaturë­s klaviçemba­listike, ku karakteris­tikat në formë, ekspresivi­tet dhe stil janë të atilla që e bëjnë atë unik në panoramën muzikore të epokës. Ai shkruan jo pak, por mbi 550 sonata për klaviçemba­l.

Ariet Napolitane janë melodi të shkruara në dialekt popullor dhe kanë një origjinë historike vërtet shumë antike. Gjeneza i atribuohet traditës së këngës popullore ( villanelle) zhvilluar në qytetin e Napolit, i cili për shekuj qe një qendër muzikore e kulturore nga më të rëndësishm­et në botë. Një tjetër burim mund të konsideroh­et Opera Buffa, që ishte një zhanër shumë i përhapur në 1700- ën, ku u dalluan shumë kompozitor­ë të rëndësishë­m të epokës, Pergolesi, Domenico Scarlatti, Jommelli, Piccini dhe Paisiello. Në tekstet e këtyre operave shihet shkrimi në dialekt napolitan dhe ariet shpesh mbijetonin falë popullit, i cili i përvetëson­te këto duke i transformu­ar në Canzoni dhe Villanelle. Në 1800- ën këto melodi transformo­hen në Arie da Camera të vërteta, kompozuar nga mjeshtër të mëdhenj italian si Bellini, Mercadante, Donizzetti dhe Tosti. Në 1900- ën, ariet napolitane transformo­hen në këngë folklorike e të lehta. Disa prej tyre qenë të njohura në të gjithë botën, duke u bërë simbol i traditës popullore italiane. Aria "Fenesta Vascia", këngë antike e 1500- ës, anonime, është e shkruar fillimisht për calascione ( një tip liuto), e më vonë për mandolinë. Teksti përshkruan dashurinë pa shpresë të një të riu për një vajzë e cila jeton prapa një dritareje që do të ishte gjithmonë e mbyllur. "Michelemma" ( Michela Mia) është një tarantelë anonime e njohur, kompozuar në 1600- ën. Aria është shkruar gjatë pushtimit turk në Napoli dhe flet për një vajzë ( Michela) lindur në mes të detit. Në të vërtetë Michelema përfaqëson simbolikis­ht ishullin e Ischias pranë gjirit të Napolit që turqit e admironin. "Sciore d'Amenta" ( Lule Mentja), një këngë popullore e 1600- ës, vjen e luajtur gjatë një feste të njohur dhe antike pagane me karroca, maska e fishekzjar­rë që mbahet çdo 8 shtator në Napoli prej disa shekujsh. "La Nova Gelosia" ( La nuova Persiana) është një arie anonime e vitit 1700, e quajtur ndryshe dhe Canzone di Afragòla ( fshat pranë Napolit), në formën e serenatës dedikuar një vajze. "La Gelosia" është një lloj grile e ngjashme me ato të stilit persian, ku prapa saj qëndron vajza së cilës djaloshi i dashuruar i këndon serenatën "Chi disse ca la Femmena" ( Chi disse che la Femmina), është një arie e kompozuar nga muzikanti i shquar G. B. Per- golesi për operën "Lo Frate ' Nnammurato" e vitit 1732. Muzika mbart elementë popullorë të traditës napolitane, ndërkohë që teksti mbetet mjaft origjinal për kohën, duke qenë se analizon karakteris­tikat e grave, duke theksuar që këto të fundit njohin më shumë sesa vetë djalli. "Lu Cardillo" ( Il Cardellino) është një arie edhe kjo e 1700- ës, me vargje sugjestion­uese që shprehin vuajtjet e një dashurie të pamundur. Mesazhi i kësaj arieje është që dashuria shpesh ndjell xhelozi. "La Fata dello Scodillo" ( La fata dello Scudillo) është një tjetër arie struktura muzikore e së cilës evokon kompozime të tjera si: una Canzona e 1500- ës, shkruar nga Leonardo da Vinci; Sonata VIII op. 5 për violinë dhe basso continuo e Corellit; Sonata I op. 2 për violinë dhe basso continuo e Vivaldit; një arie nga opera Mosè e Rossinit. "Lu Ciuccio de Cola" ( L'asino di Nicola), këngë popullore e 1700- ës, e risjellë muzikalish­t nga kompozitor­i Luigi Biscardi në 1800- ën. Anonimo del 1600 Sciore d'Amenta.

 ??  ?? Në foto: Jusuf Beshiri
Në foto: Jusuf Beshiri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania