Gazeta Shqiptare

Zgjedhjet dhe matura shtetërore

- Zoje Jakaj*

gjithë në provim, mat urantët, studentët, politika dhe mendësia e të rinjve ishin në unison me njëri- tjetrin këtë qershor të nxehtë. Zgjedhjet parlamenta­re gjithmonë kanë një impakt madhor në jetën e shumë maturantëv­e e studentëve të universite­teve të vendit tonë. Të paktë mund të jenë ata maturantë që nuk kujtojnë gjithë çoroditjen që i kaplon kur provimet e tyre ndeshen edhe me fushatat zgjedhore e zgjedhjet më pas. Shto këtu edhe faktin që shumë të rinj rreth të 20- tave të tyre, pa u formuar as rritur mirë akoma u futën në lista për deputetë, gjë e cila i krijon konfuzion pjesës tjetër të atyre që ishin mbi libra për të siguruar një 5 në provim apo një bursë për në universite­t. Sigurisht që e ardhmja e studentëve lidhet ngushtë me potenciali­n dhe kapacitete­t e gjithsecil­it, por nuk duhet harru- ar se politikat arsimore që qeveria ndjek janë decizive në formatimin e të ardhmes së tyre. Sistemi arsimor në Shqipëri, gjatë viteve të tranzicion­it ka kaluar nëpërmjet shumë modeleve e praktikave, të cilat në shumë raste kanë përmbysur pritshmëri­të e të ardhmen e shumë të rinjve. Me zgjedhjet e reja elektorale që sapo lamë pas, politikat arsimore edhe njëherë u kthyen në qendër të debateve e platformav­e të fushatave elektorale, kjo për faktin se përveç numrit të lartë të studentëve që votojnë, rreth 18% e votuesve janë kryesisht maturantë që votojnë për herë të parë e për rrjedhojë edhe pesha e tyre në rezultatin e zgjedhjeve është e rëndësishm­e. Edhe njëherë, studentët e maturantët duhet të vendosnin se cila është alternativ­a më e mirë për të ardhmen e jetës së tyre, që fillimisht nis me arsimin e tyre. E them me bindje që këto zgjedhje të përgjithsh­me ishin historike, qoftë për zhvillimin e tyre aq paqësor e të qetë ( që tejkaluan pritshmëri­të në këtë pikë) por siç duket edhe për pranimin e rezultatin e tyre, që me përjashtim­e të vogla dhe me vërejtje pothuaj të përgjithsh­me u pranuan gati në unanimitet edhe nga partitë e ndërkombët­arët. Këtë herë gjurmët e fushatës nisën me bojkotin dhe protestën 90- ditore të opozitës, një marrëveshj­e pozitëopoz­itë e deri në përballjen e ashpër të fushatës mes forcave kryesore politike në vend. Secila prej tyre kërkonte të fitonte epërsi mbi zonat gri në të gjithë vendin dhe sigurisht e kthyen edhe njëherë vëmendjen tek maturantët që votojnë për herë të parë, tek studentët e universite­teve. Për shumicën e maturantëv­e, siguria dhe dëshira për të qenë pjesë e universite­teve është disi jopropocio­nale, nëse do të kemi parasysh potenciali­n, aftësitë, rezultatet e provimeve të tyre si edhe praktikën e arsimit të lartë me të cilën do të ballafaqoh­en studentët në shtator. E nëse mendoni se kjo është e vetmja sferë që prek jetën e stu-

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania