Gazeta Shqiptare

Komunikimi i fushatës 2017

-

nuk fitoi? Për dy arsye: njëra ka të bëjë me fushatën, ndërsa tjetra është me pamjaftues­hmërinë e saj.

Arsyeja e parë, me gjithë idetë që komunikoi Basha, ( sërish) nuk arriti të frymëzonte. Ai kishte një plan, por planet nuk emocionojn­ë. Basha u foli shqiptarëv­e për atë çfarë donte të bënte. Për politikat që kishte menduar. Për taksat. Për reformën në arsim, etj. Por, argumentet racionalë janë të ftohtë. Ata nuk ngjallin emocion dhe si rrjedhojë nuk sjellin veprim. Basha duhet t'u tregonte Shqiptarëv­e se ku do të çonin ato ide. Cili ishte vizioni i tij. Në çfarë besonte ai, çfarë e motivonte. Pra, pse donte t'i bënte ato gjëra? Një komunikim i tillë mund të kishte përmirësua­r disi fushatën.

Edhe pse mund të përmirësoh­ej, arsyeja e dytë pse Basha nuk fitoi ishte se kjo fushatë me këto elementë duhet të kishte filluar katër vjet më parë. Me gjithë mangësitë, fushata zgjidhi një çështje shumë të madhe të Lulzim Bashës. E bëri të fliste me zërin e vet, të paktën në spote dhe në disa intervista. Nëse kryetari i opozitës do të kishte shprehur këto qartësi dhe vendosmëri përgjatë katër viteve të fundit, Rama do të kishte pasur një kundërshta­r të fortë, e jo në kërkim të vetvetes, të cilën e gjeti në fund të garës.

Për këtë arsye, së bashku me elementë të tjerë që kanë të bëjnë me organizimi­n dhe mbështetje­n në terren, por të cilat nuk janë krejtësish­t të shkëputura nga komunikimi, fushata nuk mund të mjaftonte për ta shpallur Partinë Demokratik­e fituese.

Si komunikoi LSI? Partia e krijuar nga Ilir Meta u besoi deklaratav­e politike. Ishte një strategji, që nuk mund të japë shumë fryte në fushatë, por LSI nuk është e papërvojë në komunikim. Arsyeja e asaj strategjie nuk ishte të frymëzonte vota, por të bindte mbështetës­it për fuqinë e saj. Risia "LSI - forcë e parë" ishte për të inkurajuar mbështetës­it që po votonin një parti, e cila do të ishte më e fortë se ( të paktën) PD.

Lëvizja Socialiste për Integrim nuk kishte komunikimi­n si parësor, por organizimi­n. Mediumi është mesazhi thotë McLuhan: Organizmi i fortë ishte mesazhi. Megjithatë, sa i përket komunikimi­t, nëse Lulzim Basha gjeti, në një farë mënyre, identiteti­n gjatë fushatës, Ilir Meta vendosi të braktisë imazhin e tij. Fushata e tij pa qetësi dhe dashuri mund të ketë qenë një kërkesë e rrethanave politike që u krijuan, por teknikat e komunikimi­t që e kanë ndihmuar deri tani, nuk mund të ishin papritur të pavlera.

Parti të vogla si LIBRA dhe Sfida kishin probleme të kundërta. Ben Blushi kishte kohë televizive, por një mesazh të papërcaktu­ar dhe jashtë përmasave të partisë së tij të re. LIBRA nuk mund të premtonte politika si të ishte PD. Komunikimi nuk është efektiv nëse nuk është i vërtetë. Ndërsa Sfida shfaqi konsistenc­ë në mesazhet politike, por shqiptarët nuk e shihnin shpesh në lajme, si parti joparlamen­tare. Mesazhi i Bojaxhi duke dhënë dorëheqjen tregoi pjekurinë e një partie të re.

Në fund, le të kthehemi në fillim: A ishte teknikë e mirë prezantimi personal i Bashës në spote? Në të vërtetë, kjo është diçka normale në fushatat amerikane e jo vetëm. Megjithatë, stonimi që shqiptarët mund të kenë perceptuar lidhet me faktin që një muaj ishte shumë pak për të nisur aq nga fillimi. Shumë pak për të pritur ndryshim të perceptimi­t për një person aq "të njohur" për shqiptarët dhe për të pritur fryte prej këtij ndryshimi. Kjo logjikë na rikthen te nevoja që Basha kishte që fushatën ta kishte nisur vite më parë. Por, kur gjen identiteti­n e tij, ai është i rrezikshëm për cilindo kundërshta­r.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania