Gazeta Shqiptare

Starova: Shanse të barabarta, por e kalojmë Botev Plovdivin

Luhet në temperatur­a të larta, por njëshi i stolit të kuq beson se kjo favorizon ekipin e tij Trajneri pret titullin që iu hoq Skënderbeu­t

- 17: 00 00 20: 00 20: 00

Sulejman Starova mbe tet një personazh gjithmonë interesant kur flet. Përpara ndeshjes në turin e parë kualifikue­s ndaj Botev Plovdiv, trajneri i Partizanit vlerësoi forcën e kundërshta­rëve. Edhe pse pohoi se objektivi mbetet kualifikim­i, Starova provon të mbajë ekipin me këmbë në tokë. "Është një kundërshta­r i fortë. Objektivi për t'u kualifikua­r është shumë i vështirë. Por, edhe pse rivalët janë të fortë, ne do të bëjmë maksimumin për të kaluar turin. Për të qenë më i drejtpërdr­ejtë, do të thosha që shanset janë 50 me 50. Nëse vapa do të përbëjë një lloj avantazhi, ai do të jetë në favorin tonë".

Ndeshja është e lidhur ngushtë me merkaton, por Starova nënvijëzoi se një prej detyrave të të kuqve është që turin e parë ta përballojë me kontingjen­tin aktual. Më tej do të mendohet për përforcime­t, pasi aktualisht vetëm sulmuesi kamerunas, Mustafa Xhixhua ka firmosur, ndërsa në provë mbeten mesfushori kamerunas, Eloumou dhe sulmuesi serb, Milan Basrak vijojnë provën. "Jemi pa 4- 5 titullarë, duke përfshirë edhe Malotën e dëmtuar pas operacioni­t. Skuadra ka dy objektiva: do të bëjmë të pamundurën për të përballuar turin e parë, ndërsa më pas koha është e bollshme për të plotësuar ekipin. Ndeshjet janë me dy takime, e mira është që të mos pësojmë gol. Por janë të lidhura bashkë, janë dy ndeshje për të përcaktuar se cili ekipit d të vazhdojë rrugën".

Starova preku edhe temën e titullit të sezonit 2015- 2016 duke pretenduar se federata tashmë duhej t'ua kishte dhënë të kuqve, ndërsa e cilëson atë si arsye shtesë që lojtarët të jenë të motivuar. "Ai trofe nuk ka ku të shkojë, duke llogaritur edhe formën e skuadrës edhe përgatitje­t. Ka pasur ndeshje të vjedhura. Nuk e kuptoj përse federata po e vonon caktimin e titullit për ne, por nuk ka si të ndodhë ndryshe. Ai është trofeu ynë dhe është një motivim më tepër. E di që Skënderbeu do ta apelojë dënimin, por nuk ka shkallë më të lartë se Gjykata e Arbitrazhi­t Sportiv në Lozanë, që tashmë ka folur".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania