Gazeta Shqiptare

Starova kundër Milinkoviç­it: Nuk bën për Partizanin

-

Përveç

postit si këshilltar, Starova mbetet i gatshëm të japë kontributi­n edhe si trajner, nëse diçka e tillë do t'i kërkohet. Mladen Milinkoviç është një kandidat për të marrë drejtimin e stolit, megjithatë 61- vjeçari nuk e fsheh votën kundër, edhe sepse i bindur që trajnerët e huaj nuk kanë rezultate në kampionati­n shqiptar. "Unë do të dal në pension te Partizani së bashku me presidenti­n Demi. Kam dy pozicione, trajner dhe këshilltar i presidenti­t. Nëse duhet për t'i shërbyer skuadrës, e bëj. Milinkoviç te Partizani? Kam respekt për punën e tij, por unë jam shprehur kundër. Vendimin duhet ta marrë Moggi, por trajner ka shumë në të gjithë botën, që do të vinin me dëshirë të punonin në Tiranë dhe Shqipëri. Megjithatë, historia ka treguar se të huajt nuk kanë qenë më të suksesshëm se shqiptarët, mbi të gjitha në kampionat".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania