Gazeta Shqiptare

Gjana: Basha t'u hapë "kutinë e zezë", kritikët të shkuar të dyshimtë

“Zgjidhja, Basha të votëbesohe­j, Berisha t'i thërrasë kritikët, t'u thotë: Mjaft” "Debati i Topallit me Berishën për Imamin, e quajti komunist"

- Valentina Madani

( vijon nga nr. i djeshëm)

Ish- ministri i PD- së hedh hije dyshime për të sh kuarën e hershme dhe afatmesme të kritikëve të Lulzim Bashës. Në vijim të intervistë­s për "Gazeta Shqiptare", z. Gjana i kërkon kreut aktual të PD- së që të hapë ' kutinë e zezë' të atyre që po e kritikojnë. Z. Gjana bën të ditur se, sa kohë ata ishin në pushtet vunë pasuri marramendë­se dhe se edhe sot bëjnë jetë luksi nga favoret e pushtetit. Jemin Gjana këshillon ish- liderin e PD- së Sali Berisha që secilin prej tyre t'i thërrasë dhe t'u thotë: "Mjaft, deri këtu, ju njoh gjithsecil­in prej jush…".

Z. Gjana, çfarë roli duhet të marrë ish- kreu i PD- së Sali Berisha me qëllim zgjidhjen e krizës brenda PD- së?

Z. Berisha ka bërë një zgjedhje të vetën duke mbajtur një qëndrim neutral. Gjysmë deklarimet e tij janë bërë publike dhe nuk jam në brendësi të atyre që nuk janë publike. Por mendoj që ca gjëra mund t'u thotë disa prej kolegëve. Në mos në mënyrë publike, le t'i thërrasë secilin në mënyrë më të ngushtë dhe t'u thotë: mjaft, deri këtu sepse dimë disa gjëra për njëri- tjetrin.

Përse nuk e bën një gjë të tillë?

Këtë nuk e di, por njerëzit i japin të drejta vetes më shumë se ç'kanë. Unë kam vlerësime shumë pozitive për Jozefina Topallin, sepse vjen nga një familje që në Shkodër gëzon respekt maksimal, që im atë dhe njerëz të tjerë që unë kam pasur në burgje më kanë folur për njerëzit e saj që në burgje kanë mbajtur qëndrim të jashtëzako­nshëm. E vlerësoj, sepse ajo është shkodrane, vjen nga një komunitet anti- komunist, ka një performanc­ë shumë të gjatë në PD, por sjelljet e saj lënë për të dëshiruar. Unë kam qenë në zyrë kur e kam parë të "kacafytur" me Berishën duke i thënë që ti ke marrë Arben Imamin shef kabineti dhe këshilltar­in e ke komunist. Kurse tani e shohim në krah të Imamit. Ajo e di shumë mirë që unë e kam drejtuar tri herë shtabin elektoral të Bashkisë së Shkodrës dhe e di shumë mirë arsyen. Bëhet fjalë për vitin 2000, 2003 dhe 2007. A mund të më thotë ajo përse? Pse jo ajo, por unë? Mos të flasë edhe për gjëra të vetëpërmba­hen.

Po për Astrit Patozin çfarë dini?

Po ju them një gjë, Patozi e Topalli për 8 vjet rresht nuk kanë dashur t'ia shohin fytyrën njëri- tjetrit. Këta njerëz si mund të dalin dhe të më bëjnë mua moral. Unë ndjehem keq dhe i fyer kur ata sillen në këtë mënyrë, sepse e di se çfarë vlerësimi kanë për njëri- tjetrin.

Po për Ridvan Boden dhe Arben Imamin?

Për z. Bode më vjen shumë keq, sepse ka qenë një drejtues i mirë politik në PD në funksion të sekretarit të përgjithsh­ëm, por heshtja, qëndrimet e tij të stokuara lënë shumë për të dëshiruar. Ai duhej të shkonte në Korçë, në Pogradec, në Devoll dhe të bënte fushatë, sepse ai ka ndihmuar shumë këto zona, madje më shumë se kushdo tjetër. Imami deklaroi se nuk ka pasur ftesë për të shkuar dhe për të bërë fushatë.

Atëherë si mund të bëhet bashkimi i demokratëv­e?

Duhet lënë mënjanë mëritë. Të gjithë bashkë, jo për hir të njëri- tjetrit, jo për hir të karrigeve të pushtetit, por për hir të mijëra demokratëv­e që na kanë mbështetur edhe në kohë krizash të vështira. Ky bashkim duhet të bëhet edhe për hir të gjithë Shqipërisë. E vërteta është që këta njerëz, jetëgjatë në PD dhe këta të rinj, që janë aktualisht në strukturat e "Ka të bëjë me të shkuarën e hershme të tyre, por edhe me të shkuarën afatmesme të këtyre individëve. Jeta e tyre luksoze, vilat nëpër qendrat rezidencia­le që u shndërruan nga fshatra turistike në qendra rezidencia­le të njerëzve të politikës, të njerëzve të medias dhe të biznesit", theksoi z. Gjana.

partisë, janë pjesë e një force politike që më shumë i ka bërë të mira Shqipërisë sesa i ka bërë dëm vendit. PD- ja nëse s'të ka ndihmuar dot, nuk të ka penguar. PD është parti e lirive, liria është më kryesorja. PD anëtarësoi Shqipërinë në NATO dhe mundësoi lëvizjen e lirë. PD- ja përmirësoi jetesën e shqiptarëv­e, u dha atyre dimension ndaj duhet bërë kujdes kur flitet për PD- në dhe mos të detyrohemi të flasim kundër njëritjetr­it. Ne na quajnë si një vend që na ka dominuar kanuni, i cili ka qenë një ligj i atyre periudhave brilante. Njerëzit janë vrarë me njëritjetr­in. Kanë shuar familje të tëra, por janë ulur dhe kanë gjetur gjuhën e pajtimit. Përse mbahet mend Anton Çeta? Kosova ndërmori një proces pajtimi gjaqesh jo debatesh për para dhe karrige. Bëhet fjalë për pajtim gjaqesh me qëllim që Kosova të shkonte drejt bashkimit e vëllazëris­ë.

E ka këtë mundësi PD- ja, pra pajtim debatesh jo gjaqesh?

Absolutish­t po. Nëse qetësohemi, shohim vetveten. Duhet t'ia bëjmë një analizë vetvetes, edhe tjetrit, të jemi të çlirët me njëri- tjetrin. Por nëse vazhdojmë të rrimë peng i të shkuarës sonë të hershme, të shkuarës sonë të djeshme që ka të bëjë me pushtetin do të jetë më keq. Unë nuk kam heshtur dhe nuk do të hesht kurrë, sepse nuk pajtohem dot me të keqen. S'kam mëri për askënd, kam vlerësime për ata që kanë punuar mirë.

Si e shikoni kandidatur­ën e Eduart Selamit?

Ajo që mund të them për z. Selami është se e njeh partinë dhe i ka të gjitha mundësitë që edhe ai të jetë një kandidatur­ë potenciale. Por ka një performanc­ë të dobët.

A duhet të rikonfirmo­het z. Basha në krye të PD- së?

Do të votohet dhe të shohim. Ajo që mund të them është se ai duhej të votëbesohe­j në parti. Votëbesohe­t edhe kryeminist­ri, edhe qeveria votëbesohe­t edhe kryetari i partisë. Gjithsesi, ai ka hapur garën dhe nuk ka shkelur statutin e partisë siç pretendohe­t në rastin e delegimit të kompetenca­ve te dy nënkryetar­ët e PD- së.

A rrezikon PD- ja që të ndahet dhe a rrezikon Shqipëria të mbetet pa opozitë?

Nëse nuk është "kuti e zezë" Lulzim Basha bën gabim, nëse nuk bën transparen­cën maksimale të saj. Është një ndëshkim ajo që ka ndodhur. Njerëzit jetuan në perceptimi­n se e mbolli kryesisht Edi Rama, se ne kemi bërë një marrëveshj­e të fshehtë, se ne do të kemi pozicionet tona etj. dhe njerëzit patën njëfarë demoralizi­mi. Por kjo është një çështje që hap diskutim dhe nuk mund ta them unë se çfarë është bërë me atë marrëveshj­e.

Bëhet fjalë për të shkuarën e disa prej politikanë­ve të PD?

Çështja e të shkuarës është një problem i madh, sepse ka shumë njerëz që kanë problem me të shkuarën e tyre.

Janë ish drejtues të lartë të PD- së?

Po, sigurisht. Ka të bëjë me të shkuarën e hershme të tyre, por edhe me të shkuarën afatmesme të tyre. Jeta e tyre luksoze, vilat nëpër qendrat rezidencia­le që u shndërruan nga fshatra turistike në qendra rezidencia­le të njerëzve të politikës, të njerëzve të medias dhe të biznesit. Këto tre kategori janë ata që fshatrat turistike i kthyen në vila dhe i blenë për vete. Janë me vila në periferi të Tiranës, me fëmijë që shkollohen shumë shtrenjtë jashtë shtetit, mënyrën se si performojn­ë, se si i bëjnë pushimet, si vishen, si sillen. Nga se vjen luksi i tyre? Sigurisht nga abuzimi me pushtetin

Janë ish- ministra të PDsë?

Sigurisht. Janë ish- ministra të PD- së dhe jo ish- ministra, por edhe ish- drejtorë të rëndësishë­m, ndërmjetës, sekserë të kësaj natyre. Një deputet ka një rrogë dhe nuk ka asnjë vendimmarr­je. Një deputet, nëse nuk shndërrohe­t në

 ??  ?? Kryetari i Departamen­tit për Kontribute­t Historike në PD, Jemin Gjana
Kryetari i Departamen­tit për Kontribute­t Historike në PD, Jemin Gjana
 ??  ?? Mbledhje grupi e PD- së
Mbledhje grupi e PD- së

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania