Gazeta Shqiptare

Zgjedhjet, Patozi: Hyj në garë nëse plotësohen kushtet

Deputeti i PD- së: Basha të dorëhiqet, të garantohen zgjedhje të lira "Ristani të marrë nën kontroll databazën e anëtarësis­ë"

- Valentina Madani

ndërmjetës dhe sekser, kurrë nuk mund të bëjë para, sepse ka një rrogë. Me këtë rrogë ai mund të mbajë familjen në kushte mesatare. Unë di veten dhe shumë kolegë të tjerë të mitë që kemi jetuar me rrogën e deputetit. Unë edhe sot vazhdoj të jetoj në dy dhoma e kuzhinë në një pallat të Entit të Banesave. Kam tjetër këndvështr­im për shumë kolegë. Por të dojë ndokush të vijë dhe t'i shtrojmë letrat. Cili konkretish­t? Kush të dojë. Me secilin nga ata që sot bërtasin. Kam ditur dhe unë të bërtas kur jam larguar nga politika në 2013. Jo me dëshirën time, por pa asnjë keqardhje, sepse kjo sofra e madhe nuk është vetëm për disa. Është për shumë të tjerë, sepse kur e nisëm në fillim, e nisëm me shumë të tjerë, kur e vazhduam kishim shumë të tjerë për rreth, por me vjen keq që i japin vlera vetes që, në fakt, nuk i kanë. Kërkojnë disa të drejta përtej asaj që nuk i meritojnë.

Atëherë, si mund të tejkalohet kjo situatë?

Ne e kemi kaluar edhe krizën e vështirë të 97- ës. Kemi kaluar edhe krizën e 2013 që pësuam një humbje të thellë. A mbajnë ndonjë përgjegjës­i këta që kryesuan listat dhe e çuan PD- në në një humbje të thellë në 2013? U thellua edhe më shumë në 2015 pikërisht për faktorët që përmenda më lart. Kështu që janë kriza që do të kalohen. PD- ja nuk do të copëzohet. Nuk do të ndahet. Do të ketë disa gërmërre, të cilat do të vazhdojnë për një kohë të gjatë, por PD- ja nuk është disa, apo maksimumi 100 individë që shëtisin klubeve, kafeneve apo televizion­eve, e portaleve të Tiranës. PD- ja është frymë. PD- ja është qindra e mijëra njerëz. Po të ishin siç isha unë në fushatë do t'i shihnin se ata janë të shumtë. Kur ne ulemi me bazën, e kuptojmë se kush është PD- ja e vërtetë. Janë njerëz që i qëndrojnë pranë PD- së prej vitesh edhe pse prej saj mund të mos kenë marrë asgjë. PD- ja është një strukturë e gjerë, një potencial i madh njerëzor. Ata nuk pranojnë që të bëjnë lojëra, sepse pjesa më e madhe e tyre kanë vuajtur diktaturën dhe sakrifikoj­në edhe sot. PD- ja ka përgjegjës­i e detyrime ndaj ish- të përndjekur­ve, ish- pronarëve, ndaj kontribuue­sve ndër dekada. Çfarë bënë për ta kur ishin në pushtet? Sot bërtasin që u ikën karriget. Kjo është faqja e zezë.

Ju do të vazhdoni të jeni sërish aktiv në PD?

Nuk kam asnjë lloj dëshire, si të thuash, që të kem ndonjë post në Partinë Demokratik­e. Jam ofruar në zgjedhjet e 2013. Kam qenë pjesë e fushatës. Kam zhvilluar fushatë për organizmin e partisë kur më është kërkuar në Paskuqan e më pas në gjithë qarkun e Lezhës, jam përballur atje me njerëz, të cilët e kanë dashur dhe e duan partinë pa asnjë interes. Jam përfshirë në fushatën e 2015- ës, kam drejtuar shtabin elektoral të Bashkisë së Kavajës. Kam qenë intensiv në Bashkinë e Kamzës, sepse atje më çoi PD- ja. Sa të kem frymë dhe mundësi do të bëj atë që unë mundem për demokratët, sepse e ndjej veten borxhli ndaj tyre. Kushdo mund të hyjë në pasuritë e mia të së shkuarës dhe aktualet dhe t'i shikojë. Unë nuk i njoh vetes asnjë pikëpyetje, për asnjë që dikush mund të më mbajë peng, që të më tërheqë për kapistër. Unë skam bërë pasuri, por kam bërë emër. Kudo që lëviz nëpër Shqipëri njerëzit më takojnë dhe më japin dorën dhe kjo është një kënaqësi e madhe. Mund të më njihnin në katundin tim, por këtë emër nuk ma jepnin dot. Këtë emër ma dha PD- ja për të cilën punova pa pushim. Si unë janë qindra e qindra të tjerë që PD- ja u ka dhënë emër.

Astrit Patozi do të jetë përballë Lulzim Bashës dhe Eduard Selamit në garën për postin e kreut të ri të PD- së. Deputeti demokrat, shpalli dje garën për kryetar të PD- së, mbi bazën e 6 kushteve. Një prej tyre, është dorëheqja dhe jo ngrirja e kryetarit të PD- së, Lulzim Basha, për të cilin Patozi tha se duhet të jetë i barabartë me të gjithë kandidatët e tjerë. Në një konferencë të posaçme për shtyp nga selia e PD- së, Patozi, edhe pse kishte deklaruar më herët se nuk do të hynte në garë, konfirmoi se "jam i gatshëm të kandidoj për kryetar të Partisë Demokratik­e, në rast se do të ketë garanci të mjaftueshm­e për zgjedhje të lira, të ndershme dhe të pandikuara". "Në emër të mijëra demokratëv­e, që më mbështesin në këtë sfidë, kërkoj, as më shumë dhe as më pak, por rregulla të pastra loje", - u shpreh Patozi. Por ai vë kushte së pari: "Dorëheqje të menjëhersh­me dhe jo ngrirje të kryetarit Basha, si përgjegjës­i kryesor për rezultatin zhgënjyes në këto zgjedhje. Vendosjen e tij në pozitën e çdo kandidati tjetër, që do të futet në garë, si kushti minimal për paritet. Largimin e tij nga zyra bashkë me stafin e vet dhe çlirimin e selisë nga prania e të gjithë kandidatëv­e derisa të përfundojë procesi për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD- së". Së dyti: "Normalizim­in statutor të procesit të garës, duke bërë nul veprimet e deritanish­me jolegjitim­e, përmes vendimit të dy nënkryetar­ëve. Kryesia është i vetmi organ statutor që ka të drejtë të deklarojë garën dhe të garantojë barazinë në të ( neni 30, pika 2 e statutit)". Së treti: "Sekretari i Përgjithsh­ëm duhet të marrë nën kontroll databazën e anëtarësis­ë, duke garantuar rregullin e kahershëm në PD që të gjitha anëtarësim­et e 2 muajve të fundit ( nga data 1 qershor 2017) si dhe të gjitha anëtarësim­et e bëra në kundërshti­m me statutin ( pa një vendim të mbledhjes së seksionit apo kryesisë së degës apo kryesisë qendrore, Neni 13 i statutit) të mos kenë të drejtën e votës në këto zgjedhje. Listat e zgjedhësve duhet t'u jepen kandidatëv­e jo më vonë se tri ditë nga shpallja e garës, Ato duhet të publikohen e afishohen në Një tjetër emër i është shtuar listës së kandidatëv­e për garën për kreun e PD- së. Erion Piciri, kandidat në listat e PD- së për deputet në zgjedhjet e 25 qershorit, shpalli dje kandidatur­ën për kryetar të PD- së.

 ??  ??
 ??  ?? Deputeti i PD- së, Astrit Patozi
Deputeti i PD- së, Astrit Patozi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania