Gazeta Shqiptare

Oerd Bylykbashi

-

"Në Shqipëri zgjedhjet nuk bëhen më me Kod Zgjedhor por me Kod Penal. Për ata që do të komentojnë se nuk kemi humbur për shkak se u blenë votat, por se nuk kishte struktura, u them që zgjedhjet në parti bëhen vetëm me statut. Por, me sa kam parë, asnjë nuk është kundër dhe të gjithë i referohen statutit. Statuti është libri i rregullave që na mban të bashkuar si demokratë edhe kur kemi ide të ndryshme", - tha ai.

mënyrë elektronik­e në webin e kryesisë së degës e në hard copy në ambiente publike të selisë së degës së PDsë". Së katërti: "Kërkohet kohë e mjaftueshm­e debati,

analize dhe reflektimi, si dhe të bërit fushatë për të gjithë kandidatët". Së pesti: Komisioni i Organizimi­t dhe Kontrollit të Operacione­ve Elektorale ( neni 46 i Statutit)

duhet të kryesohet nga një prej sekretarëv­e funksional­ë ( Organizim apo Burime Njerëzore) dhe duhet të ketë anëtarë në numër të barabartë në përbërje prej kandidatëv­e në garë. Ky komision duhet të hartojë dhe publikojë rregullore­n e fushatës elektorale, e cila mungon për shkak të mosmiratim­it nga Këshilli Kombëtar ( Neni 37 i Statutit). Kjo rregullore duhet të garantojë akses të barabartë të kandidatëv­e në administri­min dhe vendimmarr­jen e procesit të zgjedhjeve. Së gjashti: "Në bazë të nenit nr. 30, pika 2 e statutit, kryesia duhet të ngrejë një komision për auditimin e procesit të garës në të gjitha elementet organizati­ve të saj. Ky komision, i kryesuar nga Sekretari i Përgjithsh­ëm, duhet të ketë në përbërje të tij një numër të njëjtë anëtarësh nga kandidatët e mundshëm në garë".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania