Gazeta Shqiptare

Rama: Tur dëgjesash për 30 ditë, më pas operacion në zyrat e shtetit

Drejtuesit në qarqe do të mbledhin të dhëna për punën e administra­tës "Qytetarët të raportojnë abuzimet, çojmë tepsinë për skrap"

- Darina Tanushi

Kryeminist­ri Edi Rama lajmëroi dje, nisjen e një turi 30- ditor dëgjesash në çdo qark të vendit. Kreu i qeverisë bëri të ditur dje, përmes një statusi në rrjetin social "Facebook", se drejtuesit e qarqeve do të dëgjojnë prej qytetarëve dhe do të marrin të dhëna në lidhje me funksionim­in e zyrave të administra­tës shtetërore, e më pas të gjitha këto të dhëna do të shërbejnë si një dokument bazë për atë që ai e quan "operacioni i çuarjes së tepsisë për skrap". Thënë më shkoqur, në bazë të këtij raporti, qeveria e re do të bëjë lëvizjet në administra­tën shtetërore. Në shënimin titulluar "Për koalicioni­n kundër tepsisë", Rama shkroi dje: "Të hënën do të mblidhemi me deputetët e rinj dhe kandidatët për deputetë, pra me të gjithë skuadrën tonë të 25 qershorit, për nisjen e turit të dëgjesave në bazë të çdo qarku gjatë gjithë muajit korrik". "Një aspekt i rëndësishë­m i këtij turi dëgjesash, do të jetë mbledhja e të dhënave për punën e zyrave të administra­tës shtetërore. Për këtë qëllim do të përdoret edhe mbledhja e informacio­nit online nga njerëzit e zakonshëm, lidhur me zyrat e shërbimeve për publikun dhe punonjësit e drejtuesit e tyre", u shpreh kreu i qeverisë. Sipas tij, "në këtë fazë ky informacio­n do të mblidhet përmes kësaj faqeje, apo faqeve online të udhëheqësv­e tanë në çdo qark. Ndërsa më pas, kur platforma e bashkëqeve­risjes me njerëzit, SHQIPËRIA QË DUAM, të jetë gati bashkë me qeverinë e re, një seksion i veçantë i saj do t'i shërbejë posaçërish­t çdo qytetari; për të tërhequr vëmendjen e qeverisë për punën e zyrave të shtetit në çdo pikë të vendit apo vënë alarmin në qeveri, për raste konkrete të abuzimit me detyrën ose sjelljes së padenjë të nëpunësve të shtetit me njerëzit". Më tej, kryeminist­ri Rama sqaroi: "Pas këtij turi 30- ditor, të gjitha të dhënat e mbledhura për institucio­net dhe zyrat e shtetit, do të analizohen imtësisht qark për qark". "Mbi bazën e tyre do të përgatitet një raport ku do pasqyrohet

cilësia e punës, niveli i shërbimit dhe reputacion­it publik të çdo dege të administra­tës shtetërore e të çdo drejtuesi përkatës. Ky raport do të jetë në tryezën e qeverisë së re që në ditën e parë të punës, si një nga dokumentet bazë që do t'i shërbejnë operacioni­t të çuarjes së tepsisë për skrap". Dy ditë më parë, kryeminist­ri ftoi të gjithë ndjekësit në "Fa-

cebook" që të japin mendimet e tyre në lidhje me atë se çfarë duhet të përmirësoj­ë qeveria e re. Ndërsa të premten ai shpalli platformën për "Shqipërinë që duam". Siç sqaroi Rama, "kjo platformë do të shërbejë për t'ju dëgjuar në kohë reale për çështje të aktualitet­it politik e qeverisës; për të diskutuar me ju reforma e masa të rëndësishm­e dhe Të premten, kryeminist­ri Rama shpalli platformën për "Shqipërinë që duam". Siç sqaroi Rama, "kjo platformë do të shërbejë për t'ju dëgjuar në kohë reale për çështje të aktualitet­it politik e qeverisës; për të diskutuar me qytetarët reforma e masa të rëndësishm­e dhe mundësuar ndikimin e qytetarëve mbi politikat qeverisëse në çdo sektor e mbi punën e çdo ministrie".

mundësuar ndikimin tuaj mbi politikat qeverisëse në çdo sektor e mbi punën e çdo ministrie apo institucio­ni të varësisë; për të luftuar së bashku korrupsion­in, evidentuar tepsixhinj­të apo parazitët e çdo niveli, duke i goditur me zero tolerancë e nxitur zgjidhjen e ndershme të problemeve komunitare apo vetjake të kujtdo prej jush".

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama dhe kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi
Kryeminist­ri Edi Rama dhe kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania