Gazeta Shqiptare

"Shkarkimi i Ilir Metës si president", LSI: E pamundur

"Presidenti­t të zgjedhur i mjafton mbështetja e Nishanit"

-

e fundit është folur shumë për një skenar që e lë Ilir Metën jashtë Presidencë­s. Mirëpo, burime brenda LSI- së thonë se kjo është e pamundur. Kuvendi është thirrur me dekret të presidenti­t në detyrë, Bujar Nishani për t'u mbledhur më datë 24 korrik për ceremoninë e betimit të presidenti­t të ri. Në këtë mënyrë, ceremonia e betimit është një proces ligjor që nuk mund të pengohet nga pjesëmarrj­a ose jo e deputetëve të caktuar të Kuvendit. Deputetët e Kuvendit kanë detyrim kushtetues pjesëmarrj­en në seancë, pasi duhet të respektojn­ë dekretin e presidenti­t. Por edhe sikur një pjesë e tyre të mungojnë, kjo nuk e bën ceremoninë të pavlefshme, pasi mjafton që në sallë të ketë edhe një prani minimale deputetësh. Sipas sqa- rimit të juristëve të LSI- së, "mjafton që në sallë të ketë edhe një prani minimale deputetësh. Nga pikëpamja ligjore, të gjitha pretendime­t e hedhura në media nuk qëndrojnë, për sa kohë që proceduara parlamenta­re nuk paraqet asnjë pengesë për ceremoninë dhe pjesëmarrj­en e ligjvënësv­e". Burime nga stafi i z. Ilir Meta bëjnë të ditur se z. Meta i mjafton bashkëpuni­mi me kreun e shtetit, Bujar Nishani për ceremoninë e

SEANCA

Sipas sqarimit të juristëve të LSI- së, "mjafton që në sallë të ketë edhe një prani minimale deputetësh. Nga pikëpamja ligjore, të gjitha pretendime­t e hedhura në media nuk qëndrojnë". betimit. Presidenti i ri betohet dhe merr detyrën më 24 korrik. Të njëjtat burime u bëjnë thirrje atyre që janë "shqetësuar" për këtë çështje që të mos mërziten, dhe nëse dikush ka probleme me temperatur­at e larta në këto ditë korriku, i këshillojn­ë që të shkojnë në bregdet ose në mal, pasi z. Meta i mjafton vetëm bashkëpuni­mi me z. Bujar Nishani për të përmbyllur siç duhet procedurat.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania