Gazeta Shqiptare

Balla: Bëj si Vasili, dorëhiqu. Kreu i Bashkisë së Cërrikut: Kërcënove për vota

-

Deputeti

i Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe krye tari i Bashkisë së Cërrikut, përfaqësue­s i LSI- së, Altin Toska u përplasën dje me deklarata. Balla falënderoi dje qytetarët e Cërrikut për mbështetje­n dhe për votën që i dhanë në 25 qershor. Duke komentuar dorëheqjen e Petrit Vasilit nga kreu i LSI- së, deputeti Balla i ka kërkuar kryebashki­akut të Cërrikut, Altin Toska, të mbajë fjalën e dhënë dhe të japë dorëheqjen. Balla ka folur edhe për zgjedhjet, duke i cilësuar ato si një betejë të vështirë. Madje ai ka vijuar më tej duke thënë se "Drejtësia të ndëshkojë rastet në hetim për korrupsion elektoral. Shqiptarët votuan për të ardhmen e tyre. Në shtator të fillojë reforma e plotë elektorale". Pas tij, reagoi edhe kryetari i Bashkisë së Cërrikut, Toska, i cili në një shënim në "Facebook" shkroi se qytetarët e Cërrikut u kërcënuan dhe votat u blenë. "Më vjen për të qeshur nga deklaratat e Taulantit, kur kujtoj terrorin dhe krimin që lëvizte me makinat e policisë netëve të nxehta të qershorit për të kërcënuar dhe blerë popullin e Cërrikut. Pasi nuk ia arriti dot qëllimit dhe premtimin që i kishte bërë Ramës për ta nxjerrë LSI- në me 0 deputetë, tani vjen dhe bën deklarata qesharake. Po i kujtoj Taos që mua më ka votuar populli i Cërrikut, dhe për këtë detyrimi im është që T'iu shërbej atyre me përkushtim të lartë, edhe pse Tao ka lobuar në qeveri disa herë kundër Bashkisë së Cërrikut", tha Toska. "Për mua LSI- ja është forcë e parë dhe forcë e paparë, sepse është forcë e parë e rinisë, është forcë e parë e integritet­it dhe dinjitetit, Tao, që ti nuk i ke njohur dhe s'besoj se ke për t'i njohur, prandaj edhe shefi yt nuk të bën ministër sepse e di që ti gjithmonë qeni që leh për të do jesh. Suksese në jetë, Tao", shkroi Toska.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania