Gazeta Shqiptare

Idrizi: Bashkëpuno­jmë me Ramën, me 3 kushte, ministri për diasporën

Kreu i PDIU akuzon: Votat e PDIU iu numëruan një partie tjetër "PS e ka marrë vetë pushtetin, të shohim ç’do bëjë"

-

Kreu i PDIU- së, Shpëtim Idrizi ka ko mentuar për herë të parë zgjedhjet parlamenta­re të 25 qershorit dhe rezultatin e tyre. Në emisionin "Kjo Javë", me gazetaren Nisida Tufa, në "News24", Shpëtim Idrizi tha se forca politike që ai drejton është e gatshme të bashkojë votat në Kuvend me cilëndo parti që është gati të pranojë 3 kushtet: çështjen çame, Ministrinë e Diasporës dhe referendum­et. "Rama e ka marrë vetë pushtetin, të shohim çfarë do bëjë me të. Ai është fitues dhe ne e urojmë. PDIU- ja është e gatshme të bashkojë votat e saj me cilëndo parti që pranon 3 kushtet; çështjen çame, për një ministri të Diasporës apo për ligje që u mundësojnë shqiptarëv­e të drejtën të votojnë me referendum", - tha Idrizi. I pyetur lidhur me zërat se tre deputetët e PDIUsë do t'i bashkohen PS- së, ai u shpreh: "Nuk mendoj se mund të ndodhë diçka e tillë pa një diskutim në gjithë strukturat e partisë. Ata kanë garuar nën siglën e PDIU- së". Duke sqaruar edhe qëndrimin e tij para fushatës, kur kërkonte përfshirje­n e opozitës në zgjedhje, Idrizi tha: "Në asnjë rast nuk jemi bashkuar me kurrkënd. Ajo që kemi bërë, është se nuk ka qenë logjike që ne të hynim në zgjedhje pa përfaqësim­in e gjysmës së shqiptarëv­e. Një vend që aspiron për në BE, nuk mund të hyjë në zgjedhje pa opozitën. Të mos harrojmë që PDIU- ja ka paraqitur një pakt kombëtar. Ne jemi regjistrua­r në zgjedhje, por fakti që kërkonim që edhe opozita t'i bashkohej këtij procesi, nuk do të thotë se jemi bashkuar me njeri", - u shpreh Idrizi. Kreu i PDIU- së ka bërë ankesë në KQZ- së për mandatin e tij, të cilin nuk mundi ta marrë në Tiranë. I pyetur për këtë, ai tha se po pret qëndrimin e KQZ- së, për të shprehur më pas edhe qëndrimin e tij politik për zgjedhjet e 25 qershorit. I pyetur nëse do të japë dorëheqjen në rast se nuk fiton mandatin e deputetit, ashtu si vepruan Petrit Vasili dhe Gjergj Bojaxhi, Idrizi tha se: "Në rastin tim është pak më ndryshe. Në kuptimin e rezultatit, nga 45 mijë vota deri në 80 mijë vota, është rritje. Në kuptimin e mandateve, ne përpiqemi të ruajmë 4 mandate. Pas certifikim­it të rezultatit, pa dyshim që duhet bërë një reflektim dhe analizë. Por mund të them se

kemi bërë një punë të shkëlqyer. Por sistemi na penalizon. Nuk mund t'i hedhim kot votat e 40 mijë shqiptarëv­e", - tha Idrizi. Ai shtoi se rezultatet e arritura nga PDIU- ja në këto zgjedhje janë pozitive. "Ne po marrim të gjitha të dhënat dhe po presim që KQZ- ja të certifikoj­ë votat

dhe rezultatin. Mund t'ju them se në dijeninë time nuk janë hedhur të gjitha votat në sistem, sepse janë pa hedhur ende edhe tri kuti. Brenda këtyre kutive janë kufiri i 3% që i nevojitet PDIU- së për të marrë mandatin në Tiranë. Por ajo që penalizon PDIU- në është sistemi zgjedhor. Ne kemi "Sipas të dhënave tona, PDIU- ja e ka 1 mandat në Tiranë. KQZ- ja të administro­jë votat e të gjithë shqiptarëv­e dhe të hedhë të dhënat për tri kutitë në Tiranë. Nuk është e vërtetë që unë jam jashtë parlamenti­t, pasi janë 40 mijë vota të PDIU- së të papërfaqës­uara. Votat e PDIU- së i vodhi Kodi Zgjedhor i padrejtë, pasi nëse do ishim në koalicion, do kishim marrë 7- 8 mandate", - tha Idrizi.

12.347 vota në Tiranë dhe nuk kemi mandat, ndërkohë që partitë e mëdha e kanë marrë 1 mandat në Tiranë me rreth 11 mijë vota. Pra ne nuk është se nuk i kemi marrë votat, por votat e PDIU- së i janë hedhur një partie tjetër. Ne i bëjmë apel KQZ- së të mos shprehen paraprakis­ht", - tha Idrizi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania