Gazeta Shqiptare

Ekzekutohe­t me 2 plumba në kokë mjeku në Shkodër, shkak shtesa në ndërtesë

RENEA në kërkim të atentatori­t, dyshime se u largua drejt Malit të Zi Ilir Aliaj u qëllua nga komshiu i tij, Dritan Ymeri

-

Konflikti për një sh tesë pallati i mori jetën një mjeku 40vjeçar. Ngjarja e rëndë u shënua mesnatën e djeshme, në lagjen "Qemal Stafa", te "Ish- Dekori", në Shkodër. Viktimë mbeti shtetasi Ilir Aliaj, ndërsa autori i krimit të rëndë është komshiu i tij, 26- vjeçari Dritan Ymeri. Pas konfliktev­e të vazhdueshm­e, i riu qëlloi me armë mbi 40- vjeçarin, duke e lënë atë të vdekur në vend, dhe më pas u largua menjëherë prej andej. E gjithë skena e krimit ndodhi në sy të djalit të viktimës, bashkëshor­tes e nënës së tij, të cilët ndodhen në gjendje të rënduar psikologji­ke. Kanë qenë banorët e zonës ata të cilët kanë lajmëruar menjëherë uniformat blu, ndërsa në aksion për arrestimin e të riut janë vënë edhe forcat RENEA. Burime pranë policisë bënë me dije se konflikti mes dy familjeve ka qenë i hershëm dhe se para se të ndodhte akti i rëndë, autori dhe viktima ishin konfliktua­r me fjalë me njëri- tjetrin. Pas arratisjes së atentatori­t, forcat e policisë kanë tentuar të negociojnë me 26- vjeçarin me anë të të afërmve të tij, por nuk kanë mundur të bisedojnë me të për ta bindur që të dorëzohet. Sipas burimeve, dyshohet se Dritan Ymeri mund të jetë larguar nga vendi ynë drejt Malit të Zi.

NGJARJA

Të shtënat me armë që terrorizua­n jo vetëm banorët e zonës u dëgjuan rreth orës 00: 00. Mjeku 40- vjeçar u qëllua me 2 plumba në kokë nga komshiu i tij, Dritan Ymeri, 26 vjeç. Të dyja familjet jetonin në një godinë trekatëshe dhe familja e Ilir Aliajt kishte 3 katet e njërës anë të godinës, ndërsa Dritan Ymeri kishte 3 katet e anës tjetër të godinës. Mësohet se prej disa kohësh, ata kanë pasur mosmarrëve­shje mes tyre. Kohët e fundit Ilir Aliaj kishte nisur disa punime në katin e tretë dhe, me sa duket, kjo gjë nuk i ka pëlqyer 26- vjeçarit, i cili ka pasur pretendime dhe ka kërkuar që 40- vjeçari të mos i bënte këto punime sepse ndërhynte disa metra në pjesën e tij. Burime pranë policisë bënë me dije, se gjatë ditës së premte të dyja palët kanë pasur një debat mes tyre pikërisht për këtë problem. Por, konflikti ka shkuar më tej kur gjatë orëve të mbrëmjes të së premtes, Dritan Ymeri ka tërhequr me forcë disa dërrasa e hekura nga punimet që po bënte komshiu i tij. Në atë moment Ilir Aliaj, me profesion mjek në qendrën shëndetëso­re të Mëlgushës, është zgjuar nga gjumi pasi ka dëgjuar zhurmat dhe ka dalë jashtë për të biseduar me Dritan Ymerin. Mjeku ka qenë i shoqëruar nga djali i tij 15- vjeçar, bashkëshor­tja dhe nëna e tij. Pasi ka dalë në korridorin e ndërtesës, ata kanë nisur të bisedojnë me njëri- tjetrin, por biseda e tyre është përshkallë­zuar deri në ofendime. Në këtë moment Dritan Ymeri e ka qëlluar Ilir Aliajn me dy plumba pistolete në kokë, duke e lënë të vdekur në vend. Vrasja në mënyrë tragjike e mjekut 40- vjeçar ndodhi në sy të familjarëv­e të tij. Viktima ishte baba i dy djemve, njëri 15 dhe tjetri 5 vjeç. Pasi kreu aktin e rëndë,

26- vjeçari u largua menjëherë prej andej. Mësohet se Dritan Ymeri kishte vetëm 3 muaj që ishte kthyer nga Franca dhe jetonte së bashku me gjyshen e tij në ndërtesën 3- katëshe. Ndërkaq, menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie, si dhe

FNSH- ja e Shkodrës.

AKSIONI I POLICISË

Për të bërë të mundur kapjen e autorit të krimit, forcat e policisë kanë rrethuar ndërtesën 3- katëshe, pasi nëna dhe djali i viktimës u thanë uniformave blu se autori ndodhej brenda ndërtesës dhe se nuk ish- te larguar prej andej. Por, nga ana tjetër, fqinjët deklaruan për policinë se e kanë dëgjuar autorin duke xhiruar gomat e makinës dhe se ishte larguar prej andej. Forcat RENEA kanë mbërritur në Shkodër rreth orës 03: 30 të mëngjesit të djeshëm, të cilët nisën edhe kontrollin në të gjithë godinën për kapjen e 26- vjeçarit. Por, pas shumë kërkimesh, rreth orës 05: 00 forcat policore u tërhoqën, duke qenë se atentatori ishte larguar prej andej pa lënë asnjë gjurmë. Oficerë të policisë kanë tentuar të gjejnë kontakt me autorin e vrasjes, duke komunikuar me xhaxhain e tij. Mësohet se xhaxhai i Dritan Ymerit ka deklaruar se nuk ka arritur të kontaktojë në asnjë rast me nipin e tij. Ndërkaq, për disa orë me radhë, forca të shumta policie u vunë në kërkim të 26- vjeçarit, duke bërë edhe krehjen e zonës përreth. Por, burime pranë policisë sqaruan se kanë dyshime se ai mund të jetë larguar drejt Malit të Zi, përmes pikës kufitare të Muriqanit, në mënyrë ilegale.

 ??  ?? Vendi ku ndodhi ngjarja
Vendi ku ndodhi ngjarja
 ??  ?? Viktima Ilir Aliaj
Viktima Ilir Aliaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania