Gazeta Shqiptare

Krimi në Durrës, gjykata vendos 60 ditë burg për Leo Nikën

29- vjeçari, gjykatësit: Pse, unë i vrava? S'ka mundësi ta kem bërë unë "Ekspertizë mendore për të pandehurin"

-

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi dje masën e sigurisë "arrest me burg" me afat 60 ditë për 29- vjeçarin Leo Nika, i cili pak ditë më parë qëlloi për vdekje prindërit e tij. Ngjarja në fjalë ndodhi në Xhafzotaj të Durrësit. Brenda këtij afati, u vendos që prokuroria të kryejë ekspertizë­n mjekësore, për të përcaktuar gjendjen mendore të të pandehurit. Gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë, i riu është shfaqur në gjendje të rënduar psikologji­ke dhe herë pas here nuk ka qenë i ndërgjegjs­hëm për krimin e rëndë që ka kryer. I riu ishte kthyer në Shqipëri vetëm pak ditë para se të kryente vrasjen e dyfishtë të prindërve të tij, Aliut 70 vjeç dhe Jenijes 66 vjeçe. Para trupit gjykues, ai ka pasur kontradikt­a në thëniet e tij. Duke mos mbajtur mend atë që kishte ndodhur, ai iu drejtua gjykatësit duke e pyetur se kush i kishte vrarë prindërit e tij. "Pse, unë i vrava?", pyeti ai në sallën e gjyqit, duke shtuar më tej se "Jo, nuk ka asnjë mundësi që ta kem bërë unë". Duke u përballur me një situatë të tillë, gjyqtari urdhëroi kryerjen e një ekspertize mjekësore për 29- vjeçarin, për të verifikuar shëndetin e tij mendor.

SEANCA GJYQËSORE

Gjatë seancës gjyqësore, prokurori i çështjes rindërtoi skenën e ngjarjes dhe pohoi se Leo Nika ka rrëfyer se si i vrau prindërit e tij. Ndonëse pranonte krimin që kishte kryer, rrëfimi i të dyshuarit ka qenë tejet i paqartë. Herë- herë, ai pretendont­e se me prindërit ishte zënë për shkak të gjendjes ekonomike, e herë- herë për problemet familjare. Po, në një moment tjetër, Leo ka rrëfyer se bashkëshor­tja së bashku me vajzën e vogël ishin larguar te prindërit e saj në Rrashbull, dhe hetuesit kanë dyshime se 29vjeçari fajësonte prindërit e tij për këtë gjë. Leo Nika kishte vetëm pak ditë para krimit që ishte kthyer nga Italia. Atje, ai kishte kërkuar që të punësohej diku për të marrë disa të ardhura, por kjo mundësi nuk i ishte realizuar. 29vjeçari, së bashku me bashkëshor­ten dhe vajzën i ishte drejtuar edhe Francës për azil, por edhe atje nuk ia ka dalë mbanë. Pas arrestimit, në banesë atij iu gjetën disa medikament­e antidepres­ive. Ndonëse motivi i krimit është ende i paqartë, në një moment, Leo Nika ka pretenduar se prindërit Ali dhe Jenije Nika nuk e kanë pritur mirë ardhjen e tij nga Italia, për shkak të çrregullim­eve mendore nga të cilat ai vuan, dhe për këtë gjë ata kishin debatuar. "Gjatë natës fjeta në papafingo dhe në mëngjes bëra një kafe. E piva. Bleva diçka për të ngrënë dhe zbrita poshtë", - ka treguar 29vjeçari. Ai ka rrëfyer më tej, se i ati e mbante armën në dollapin e dhomës së gjumit, dhe kishte shkuar për ta marrë. "Në fillim qëllova nënën, kurse babai m'u lut që të mos qëlloja. Armën ia drejtova edhe atij dhe qëllova. Kështu mbaj mend të ketë ndodhur", - ka thënë më tej Leo, teksa ndodhej në një gjendje jo të mirë mendore.

 ??  ?? Viktima Ali Nika
Viktima Ali Nika
 ??  ?? Viktima Jenije Nika
Viktima Jenije Nika
 ??  ?? Leo Nika, dje në gjykatë
Leo Nika, dje në gjykatë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania