Gazeta Shqiptare

Rikthehet "anti- informalit­eti", Tatimet: Denonconi bizneset që s'japin kupon

Nis fushata në zonat turistike për respektimi­n e çmimeve të afishuara Tatimet dalin në terren, kontrolle për kasat dhe kuponin

-

Tatimet do të forcojnë kontrollet për kasat fiskale dhe lëshimin e kuponit tatimor. Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve ka ftuar konsumator­ët që të kërkojnë kudo, ku bëjnë blerje, kuponin tatimor, si dhe të denoncojnë çdo rast kur kuponi nuk jepet. "Ne ju inkurajojm­ë të denonconi çdo rast. Bëhuni pjesë e luftës kundër infor malitetit. Mund të denonconi edhe duke na dërguar një mesazh në faqe me foto ose video dhe ne do të ndjekim çdo rast", thonë zyrtarisht tatimet, duke kujtuar që paratë që mblidhen nga taksat do të shkojnë për më shumë shërbime publike, shkolla, spitale, infrastruk­turë, rend.

MASAT PËR SEZONIN

Më herët Tatimet kishin njoftuar se me fillimin e sezonit turistik kishin hartuar strategjin­ë dhe planin e masave për sezonin turistik 2017. Në këtë sezon qasja ndaj biznesit do jetë e mbështetur në modelin e analizës së riskut, konkretish­t vizita fiskale, kontrolle nga zyra dhe ndërhyrje në territor aty ku do të konstatohe­n parregulls­i. "Nisur nga të dhënat e institucio­neve vendase, si dhe operatorëv­e turistikë pritet një fluks më i lartë turistësh në raport me vitet e shkuara. E gjithë kjo përkthehet në kërkesa për shërbime, të cilat detyrimish­t do të ofrohen nga biznesi. Në këtë kuadër administra­ta tatimore duhet të marrë masa për t'iu përgjigjur në kohë dhe me korrektësi kërkesave të çdo subjekti që do të ushtrojë veprimtari­në e tij në zonat turistike"- porosit Vasilika Vjero vartësit e saj. Komiteti i Përmbushje­s shqyrtoi planin e masave për të garantuar ofrimin e shërbimeve konform legjislaci­onit si përputhja e çmimit të afishuar dhe dokumentua­r në pajisjet dhe dokumentac­ionin fiskal si një përgjegjës­i e përbashkët që turistëve vendas dhe të huaj t'iu ofrohet një trajtim korrekt, respektimi­n e detyrimit për de- klarimin korrekt të të gjithë të punësuarve etj. Veç të tjerash plani i masave parashikon informimin dhe sensibiliz­imin e të gjithë tatimpague­sve dhe individëve Në pesë muajt e parë të këtij viti, të ardhurat tatimore janë rritur me gati 9% në raport me të njëjtën periudhë të 2016- s, për të arritur në 163 miliardë lekë, duke shënuar një nga performanc­at më mira të viteve të fundit.

për respektimi­n e legjislaci­onit tatimor e do të mbështetet fort në informimin e gjerë të tyre.

TË ARDHURAT

Të ardhurat në buxhetin e shtetit nga administra­ta fiskale për 5- mujorin e parë të këtij viti rezultojnë 11.9 miliardë lekë më shumë se një vit më parë. Sipas të dhënave nga Ministrisë së Financave, të ardhurat totale në 5- mujorin 2017 janë realizuar në masën 176.2 miliardë lekë. Të ardhurat nga "Tatime dhe Dogana" ( përfshirë kontribute­t e mbledhura nga DPT) për 5mujorin 2017, u realizuan në vlerën 118.7 miliardë lekë, të ardhurat nga taksa tatimore janë realizuar në vlerën 163.4 miliardë lekë. Sipas këtyre treguesve, shpenzimet e përgjithsh­me publike për muajin e pestë të vitit 2017, arritën në rreth 169.9 miliardë lekë, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016, ky zë ka rezultuar rreth 24 miliardë lekë më shumë.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania