Gazeta Shqiptare

Si po shpëtohet xhevahiri i monumentev­e islame

Objekti i kategorisë së parë, ndërhyrja nga Ministria e Kulturës dhe Komuniteti Mysliman

- Fatmira Nikolli

Një mozaiku të mrekullues­hëm që gjendet brenda xhamisë së Gjin Aleksit në Rusan të Delvinës, tanimë do i rikthehen ngjyrat. Njëherësh po ndalet lagështira, që prej kupolës së xhamisë shpërndahe­j në ambientet e brendshme, duke zbehur vlerat e objektit të shekullit të XVI.

Restaurimi i këtij monumenti kulture të kategorisë së I- rë, vjen si bashkëpuni­m mes Ministrisë së Kulturës dhe Komuniteti­t Mysliman të Shqipërisë.

Projekti për restaurimi­n e këtij objekti është miratuar me vendimin e Këshillit Kombëtar të Restaurime­ve në muajin prill, ndërsa ndërhyrja ka nisur. Supervizim­i i punimeve po kryhet nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare në Vlorë. Përmes punimeve synohet kthimi në identitet një nga monumentet më të rëndësishë­m të kulturës islame në jug të Shqipërisë, monument kulture i kategorisë së parë. Tashmë janë drejt përfundimi­t ndërhyrjet në ambientet e jashtme të këtij monumenti dhe së shpejti do fillojnë punimet restaurues­e edhe në ambientet e brendshme.

Edhe pse ky monument po i nënshtrohe­t procesit të restaurimi­t, duke marrë parasysh rëndësinë e tij të madhe dhe të veçantë, kuriozitet­i i vizitorëve vendas dhe të huaj është shumë i madh dhe në rritje.

Xhamia e Gjin Aleksit, siç e përmend edhe Evlija Çelebiu në shekullin XVII, ka një veçanti të sajën.

Fillimisht është ndërtuar si kishë në vitin 1230 nga vëllezërit Gjin dhe Aleks. Më vonë u shndërrua në xhami kur popullata filloi të muslimaniz­ohej dhe në vitin 1700 iu bashkëngji­t edhe minarja.

Më vonë u shtuan edhe katër tyrbe, që e rrethojnë këtë kompleks.

Interesant­ja dhe e veçanta e kësaj “Kishe- Xhami”, qëndron se aty bashkëjeto­jnë tri besimet fetare, krishterim­i, islami dhe bektashinj­të.

Objekti ndërthur gërshetim kulturash nga ajo vendëse, në post bizantine e deri otomane. Xhamia ka qenë e veçantë për akustikën e saj. Është cilësuar perlë e arkitektur­ës, por edhe e trashëgimi­së sonë kulturore, për nga stili, shtresëzim­et kulturore, pikturat murale dhe historia e saj – një dëshmi e vërtetë e bashkëjete­sës kulturore dhe fetare të shqiptarëv­e.

Instituti i Monumentev­e të Kulturës ka bërë me dije se thesari i harruar dekadash në rrënim, do të dalë në dritë falë një bashkëpuni­mi shembullor dhe të duruar siç është dhe vetë besimi i pastër e i mençur islam, me Komuniteti­n Mysliman të Shqipërisë. Xhamia e Gjin Aleksit ndodhet në qendër të fshatit Rusan dhe përbën një kompleks së bash- ku me tri tyrbe. Evlia Çelebiu gjatë vizitës së tij në Delvinë në shek. XV përmend përveç Xhamisë së Gjin Aleksit, Xhaminë e Sulltan Bajazitit dhe atë të Mëhallës së vllehëve. Ai përmend, gjithashtu, edhe praninë e tri haneve, një hamami dhe tri teqeve. Monument i rëndësisë së veçantë në këtë zonë është edhe Kompleksi Islamik i Xherrmëhal­lës.

Xhamia e Gjin Aleksit përbëhet nga portiku, salla e lutjeve dhe minarja. Portiku në anën veriore, i mbuluar me çati druri kufizohet nga një arkadë me harqe të mprehtë e mbi kolona guri.

 ??  ?? Xhamia e Gjin Aleksit
Xhamia e Gjin Aleksit
 ??  ??
 ??  ?? Në foto:
Në foto:

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania