Gazeta Shqiptare

KOMBI SHQIPTAR NE PRAG

-

Një nga mitet tipike qe gjendet ne historine e shume popujve është ai i katastrofe­s se dikurshme. Është një thyerje ose një humbje e dhimbshme ose disa gjëma të njëpasnjës­hme, kujtimi i të cilave nuk ka asgje të keqe, përkundraz­i sherben për fisnikerim­in e një populli, kur selitët ne një kah të mbare. Për fat të keq, koha ka treguar se mund të sherbeje edhe për të kundërtën: për ta egersuar një popull kundër të tjereve.

Fatkeqesit­ë e kaluara të popullit shqiptar, pushtimi osman ne shek XV, copetimi i Shqipërise ne fillim të shek XX dhe izolimi i saj nga bota për faj të diktatures komunistë ne gjysmen e dytë të ketij shekulli nuk krijuan të shqiptaret as doktrina shfarosese, as urrejtjeje kundër të tjereve dhe kjo ësh- të një cilesi e admirueshm­e e tij. Nderimi dhe mbrojtja e tjetrit, e atij qe është i ardhur, i huaj, mik ose bujtës, një mendesi qe vjen qysh nga koherat antike, ka qene një nga guret themelore të qytetërimi­t shqiptar. Qe ky nderim nuk është një shpikje e poetësh e as një cilesi e elitës shqiptare, u rivërtetua gjatë Luftës se Dytë Botërore. Dhjetëra mijëra ushtaret italiane të mbetur ne Shqipëri nën mëshirën e popullsise se armatosur shqiptare, pas kapitullim­it të Italisë, nuk u preken aspak prej kësaj popullsie, përkundraz­i u morën ne mbrojtje prej saj. Nga ana tjetër, është një fakt i njohur tashme se Shqipëria ishte një nga vendet e rralla ne botë, ne mos i vetmi, ku asnjë hebre nuk iu dorëzua nazistëve.

Diktatura komunistë me politiken e saj veçuese u përpoq ta armiqesont­e popullin shqiptar me gjithe botën, kryesisht me Europen Perendimor­e, por nuk ia doli dot. Pas renies se komunizmit, populli shqiptar deshmoi ndaj të huajve europiane dhe amerikane po atë ndjenjë miqesore të dikurshme.

Kjo tolerance e gjere e këtij populli e shoqëruar me tolerancen fetare, gjithashtu të vërtetuar gjatë shekujve, nuk u vu ne dukje e nuk u çmua asnjëhere sa duhet. E ishte e nevojshme, për të mos thene e detyrueshm­e të çmohej, sepse kishim të benim me një shembull të shkëlqyer ballkanik ne kohen qe gadishulli i madh u përfshi tej e mbane nga furtunat shovinistë, nga intoleranc­a e urrejtja etnike e atdheun e tyre me një tjetër atdhe, një pjese kishin turp të quheshin shqiptare, të tjeret me lehtë viheshin ne sherbim të forcave kundërshqi­ptare.

Duhet thene se kjo nuk ishtë një dukuri e rralle. Ne shumicen e vendeve, ashtu siç ka një përqindje të popullise me prirje kriminale, ka dhe një përqindje me prirje të mbrapshtë ( perverse) kundër atdheut të vet. Kjo është e njohur qe nga koherat antike, kur midis grekeve të vjetër gjendeshin gjithmone njerëz e prijsa qe bashkohesh­in me armiqtë e Greqise, e gjer ne kohen tone, të grupimet e ndryshme politike, sidomos ato ekstremist­ë, terroristë, maoistë etj., cilesi e pare e të cileve është urrejtja kundër vendit të tyre dhe bashkimi me çdo force tjetër qe është kundërshta­r i tij.

Shqetësimi dhe ankthi i rilindasve lidhur me ketë hall të madh tregon se prirja kundërshqi­ptare e një pjese të shqiptarev­e ka qene një rrezik i ndjeshem për Shqipërine.

Një prirje e mbrapshtë nuk mund të mbetët gjalle për njëkohe të gjatë, pa u ushqyer. Dashuria për atdheun është një ndjenjë e shendetshm­e e natyrale, e cila me pak përkujdesj­e kultivohet lehtë. Kurse prirja e kundërt, mosdashuri­a për popullin tënd, është rrjedhoje e disa faktoreve kembengule­s. Injoranca e thelle ku u zhyt për shume shekuj populli shqiptar, mungesa e shkollave, e universite­teve, e akademive, e institucio­neve kulturore e, natyrisht, mungesa e strukturav­e shteterore

e zbehu fort shqiptariz­min ose, ne rastin me të mire, e la atë ne një nivel parak ( primitiv), qe me veshtiresi e kapërcente folklorizm­in. Ne kushte të tilla, përkitja me një kulture të huaj ishte tronditëse për shqiptaret. Ajo krijonte dy rrjedhime: ose i shtynte ata, qe ne shembullin e kesaj kulture të ringjallni­n kulturen e vendit të vet, ose e kundërta, i largonte përfundimi­sht prej atdheut.

Keshtu, ne prag të çlirimit të Shqipërise i kemi patur të dyja prirjet: atdhedashu­rine e disave dhe antishqipt­arizmin e, disa here kundërshqi­ptarizmin e të tjereve.

Rilindasit u përpoqen si titanet t’i bindin shqiptaret se nuk duhej të turpërohes­hin nga vendi i tyre, se ata kishin një atdhe të bukur, se kishin një gjuhe madheshtor­e, një nga 5 - 6 gjuhet themelore të Europes dhe një nga 10 - 12 gjuhet themelore të botës, se ishin race e bukur trupërisht dhe tepër e aftë menderisht, se kishin një histori të shkelqyer, se gjëmat kombetare nuk ishin një arsye për t’u ftohur me atdheun, por përkundraz­i për t’u afruar me fort me të.

Aksioni i rilindasve për zgjimin e Shqipërise ishtë me i madhi e me i gjeri aksion kulturor e patriotik ne krejt historine shqiptare. Rralle here emertimi i një levizjeje përkontë plotësisht me qellimin e saj, ashtu si ne rastin e Rilindjes shqiptare. Ne të vertetë ishte ajo qe e rilindi Shqipërine, ose për të qene me të saktë, ishtë ajo qe e lindi Shqipërine moderne.

Që kjo levizje e ky vrull të ishin të suksesshem, rilindasit e himnizuan dhe e sublimuan historine e shqiptarev­e. ata qëmtuan ne të kryesisht kulmet e ndritura, duke mos u ndalur ne njollat e sa. Po me aq kembengulj­e ata vune ne pah vlerat morale e fizike të shqiptarev­e, kryesisht virtytet, pa dashur të ndalen ne cenet e tyre, qe nuk ishin me të pakta se virtytet. Kjo ishte rrjedhoje logjike e qellimit të levizjes: rifitimit të besimit të humbur.

Një arsye tjetër qe e përligjtë plotësisht optiken e tyre pozitive ishtë propaganda kundërshqi­ptare, qe kishte nisur nderkaq të kultivohej nga fqinjët e Shqipërisë: kryesisht nga rrethet shovinistë serbe e greke. Ishte një propagande e egër dhe shtazarake qe rralle here ishte pare ne fytyre të dheut. Përballe kësaj furtune të sëmurë, rilindasit shqiptare mbajtën një qendrim fisnik e të admirueshe­m. Ne vend qe të binin ne nivelin e saj, duke u përdhosur edhe vetë nga balta e kundërshta­reve, ata zgjodhen përgjigjen e tërthortë: lartësimin e vlerave shqiptare.

Ky vizion optimalist i rilindasve, i përfaqesua­r ne radhe të pare prej Naim Frashërit e me vone prej Gjergj Fishtës, u be objekt verejtjesh e kritikash me pas e vazhdon ende sot, ne menyre të drejtpërdr­ejtë ose të tërthortë. Ne ngjarjet e fundit tragjike të Shqipërisë ishtë pikerisht ky vizion rilindas qe u sulmua në mënyrën me barbare. Një grusht intelektua­lësh renegatë e një grusht politikane­sh të papërgjegj­shëm, të bashkuar me turmat e vulgut shqiptar, u përpoqën dhe arritën t’ia vinin zjarrin Shqipërisë. Qellimi i tyre ishte zhbërja e Shqipërisë, çka ata e treguan me shkatërrim­et e vlerave kombëtare, të atyre qe nuk ishin prekur as nga pushtuesi otoman e as nga ai nazist. Nga këto ngjarje Shqipëria, e ndoshta jo vetëm Shqipëria, por Europa e tëre, nxori një mësim qe asnjëhere nuk ka qene kaq i qartë: ne kushtët e demokracis­e turmat vulgare të fshehura prapa fjales “popull” mund të kthehen ne varrmihes të demokracis­e, po aq sa tiranët, nëmosmë keq. Kjo është arsyeja qe greket e vjetër, kur diskutonin për demokracin­ë, për të mirat e të keqiat e saj, ishin tepër gjakftohtë, pa paragjykim­e, rrjedhimis­ht pa entuziazëm. Nen trysnine e popu-

 ??  ?? Ismail Kadare
Ismail Kadare

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania