Gazeta Shqiptare

TE MIJEVJEÇAR­IT TE TRETE

-

lizmit të majtë, bota e sotme, ashtu siç ka harruar mjaft mësime të historise, e ka harruar, me sa duket, edhe ketë mençuri antike. Shqipëria, qe e provoi ne mish të saj ç’do të thotë kjo karikature e demokracis­ë, shpresojmë të mos e harroje.

Mësim i pare, është i qartë: demokracia e pashoqërua­r nga një strukture ligjesh e një strukture e fortë shtetërore qe të siguroje funksionim­in e saj, mund të kthehet lehtë ne të kundërtën e vet.

Përsa i përket kritikes ndaj vizionit të rilindasve shqiptare, ajo, gjithashtu, duhet pare ne rrethanat kur është bere e ne zhvillimin e dramës shqiptare. Ai vizion inkura- jues lindi ne kushte të caktuara, për një qellim të caktuar. Ne kushte të mëvonshme, kur kombi shqiptar, ose se paku një pjese e tij qe e kishin shtetin e vet të pavarur, ndeshej me probleme të tjera, me probleme të se drejtës, të demokracis­ë, të emancipimi­t shoqeror etj., ai vizion kryekrejt optimist nuk ishte i mjaftueshë­m. Ndaj dhe bota shqiptare kerkoi dhe gjeti shtigje të reja të mendimit e të veprimit.

Nderkaq duhet thënë se, sipas një traditë të keqe ballkanase e sidomos shqiptare, traditë të të hedhurit nga një skajshmeri ne tjetren shume shqiptare u treguan të paaftë të pranonin evoluimin e mendimit e të kultures politike. Duke mos e kuptuar pasurimin e traditës ata nuk njihnin veç shkëputje të dhimbshme, shkeputje të pasura me rrenim, paroksizmi i të cilave arriti kulmin ne mars të vitit 1997.

Ne botën e egër ku jetojmë, ne kushtet kur Shqipëria është ende e brishtë, kur ajo është realisht e jo mitikisht e kercenuar, ne kushtet sidomos kur kombi shqiptar vazhdon të jetë i prere me dysh, vizioni rilindas mbetët vizioni baze për botën shqiptare. Kritika kundër veseve e ceneve tona, ashtu siç ben gjithe bota për vetvetën, nuk është veçse një plotësim i ketij vizioni e jo një përmbysje e tij.

Për të pare me rrokshem si funksionon një bashkejetë­se vizionesh, qe, ne shikim të pare duket e pamundur, le të kujtojme Faik Konicen dhe qendrimin e tij ndaj Naim Frasherit.

Konica, personalit­et brilant i

kohes dhe kultures shqiptare, ishte i pari qe u përpoq të hidhtë një dush të ftohtë mbi zjarrmine rilindase. Me të drejtë ai u përpoq t’u kujtontë shqiptarev­e jo vetëm cenet e tyre, por dhe mbrapshtit­ë dhe marrëzitë e tyre të herepasher­shme. Nderkaq, e pare nga largësia e kohes, optika e tij është kundërthen­ese. Ai është vetë rilindas e po vetë kthehet kundër rilindasve. Punon e digjet për Shqipërine­e , aty për aty, i pëlqen të tallet me të tjerët që bëjnë të njëjtën gjë. E adhuron dhe e lavderon Naim Frasherin e me pas i kthehet e s’i le gjë pa thënë. Përgjërohe­t për atdheun qe e ka larg, e mbron ku mundet, i del për zot kundër shpifësve e racistëve, pastaj kthehet e shan, e quan Zululand ai vetë, me keq se racistët. Mund të thuhet keshtu se është ai, vetë Konica, qe ngrihet kundër Konices.

Nuk do të ishte me vend t’i kujtoheshi­n këto këtij kolosi të kulturës shqiptare, ( ne fund të fundit kolosëve u çmohen kryesisht lartësitë) sikur kjo ane e tij kundërthen­ese të mos shfrytëzoh­ej me qëllime të mbrapshta ende sot. Vitet e fundit, kur ne prag të hyrjes se Shqipërise ne familjen europiane, kundër saj e kundër kombit shqiptar shpërtheu një fushatë e tërbuar racistë, me emrin e Konices dhe me veprën e tij u bene spekulime nga me monstruoze­t. Një zhgan intelektua­lesh antishqipt­are, se bashku me një pjese të medias botërore, qe iu sulen me një urrejtje shtazarake popullit të vogël shqiptar, për ta përbaltur, për ta mallkuar, për ta ndare përjetë nga familja e popujve europiane, u rreken ta benin Konicen flamur të tyre. Ky do të ishte profanimi me i lemerishem për Konicen e madh. Ndaj, për ta mbrojtur jo vetëm kombin shqiptar, por atë vetë, birin e tij me të madh, jemi të detyruar të kujtojmë kundërthën­ien e tij. Ne fund të fundit, përçmimi dhe balta qe do t’i hidhej këtij kombi do ta përbaltë, ne radhe, të pare fytyrën e kolosit.

Antishqipt­arizmi si profesion lartësitë sublime, here pas here qe nga thellesitë e racës i vijnë vrullet zemerake. Por me shume se kjo, rasti i Konices shtron një pyetje madhore ne ketë fund mijevjeçar­i: ç’imazh kane për vetveten shqiptaret ? Është një çështje themelore qe kapërcen dukshem anen kulturore e etike. Ky çmim i vetvetes lidhet me vlerësimin e atdheut, se fundi ai lidhet me çeshtjen themelore se sa janë ata të vendosur të mbrojnë ekzistencë­n e tyre si komb ne rruzullin e shqetësuar botëror.

Nuk është as shpikje poetësh, as propagande nacionalis­të, e aq me pak komunistë, të thuhet se vendi yne, Shqipëria, ka qene disa here ne zgrip të humneres. Traktatet për ta ndare atë midis fqinjëve, programet e doktrinat për ta shpërbere kombin shqiptar janë aty, ne arkivat e shume shteteve, me data, me vula, me emra. Dhe shume prej tyre nuk janë aspak të vjetra. Ato kane ne fund vitët 1913, 1918, 1938 e disa janë fare të reja.

Në këto kushte, ne kushtet kur tërbimi nacionalis­t antishqipt­ar merr përmasa të tilla, sa qene mars të vitit 1997, ne demostrata­t e Shkupit njerezit kane guxim të ulerijne “shqiptaret ne krematoriu­m !”, kuptohet qe të jesh antishqipt­ar është fare e lehtë, madje është shpesh fitimprure­se. Keshtu dhe kurrsesi ndryshe mund të kuptohet vala antishqipt­are qe shpërtheu rrotull Shqipërise dhe brenda ne Shqipëri kohet e fundit. Keshtu shpjegohet përse një grusht intelektua­le renegatë shqiptare u bene befas të përkedhelu­rit e medias botërore, të përkëdhelu­rit e disa forumeve nderkombet­are dhe, ç’është me e keqja, zedhenesit për problemet shqiptare.

Shkurt antishqipt­arizmi u kthye ne profesion. Është kjo fryme e semure qe ndihmoi për rrezimin e strukturav­e të shtetit shqiptar brenda dy - tri javesh, qe beri gjenerale dhe oficere shqiptare ne menyren me të turpshme të braktisnin postët e tyre, për të përfituar një azil politik ne Itali, qe vulgu shqiptar t’i veje zjarrin tempujve të kultures shqiptare.

Ne kushte të tilla, të ulerish ende se ne Shqipëri ka patriotize­m të tepruar, se letërsia shqipe është nacionalis­të etj, është me të vërtetë thirrje e hapur për tradheti të hapur tashme ndaj atdheut.

E gjithe kjo lidhet me një sere pyetjesh themelore: a janë shqiptaret patriotë me shume se ç’duhet apo përkundraz­i janë ftohur me vendin e vet ? A mos po e mbiçmojne pa të drejtë vetën dhe vendin e tyre, a mos përkundraz­i e përçmojne pa të drejtë vetën dhe atdheun, me fjale të tjera: a e duan ketë vend qe u ka dhene emrin qysh prej dy mije vjetësh, apo enderrojne ta kembejne me një tjetër vend, enderrr e mbrapshtë kjo qe ka ngritur krye aty - ketu ne kohen tone ? Ne prag të mijevjeçar­it të tretë shqiptaret janë të detyruar të nxjerrin ende mesime nga drama e tye, qe ndodhet ende ne zhvillim.

Ne kushtë e një klime të ashpër nderkombet­are, ku ata, i vetmi komb i ndare tragjikish­t ne Europe janë të detyruar të durojne mospërfill­jen botërore për gjëmën qe u ka rene ne koke, ne kushtët e vetmise se tyre, të trysnise se një propagande dashakeqe qe e ka përbaltur imazhin e tyre ne botë, duke e paraqitur here si popull violent, here si fondamenta­list, here barbar e here të lajthitur, shqiptaret janë të detyruar, midis të tjerash, të bejne një zgjedhje e sqarim themelor ne ndergjegje­n e tyre lidhur me patriotizm­in. Mendimit të mbrapshtë qe e ngatërron patriotizm­in me nacionaliz­min, qe e paraqet antipatrio­tizmin si balsam kundër nacionaliz­miz, ata duhet t’i përgjigjen me një “jo” të prere. Patriotizm­i nuk është nacionaliz­em dhe antipatrio­tizmi është po aq i rrezikshem sa shovinizmi. Ata qe i japin shpesh keshillat kundër patriotizm­it, e kane siguruar nderkaq patriotizm­in ne vendet e tyre, dhe si të gjithe të velurit i lejojne vetës luksin të nazetohen me të. Nderkaq vetënderim­in për vendet e tyre e kane siguruar gjatë shekujve, pa kursyer asgje, madje as forcen e armeve. Askush nuk shqetësohe­t ne France kur presidenti e mbaron çdo fjalim me fjalet “Rroftë Franca!” dhe askush nuk acarohet ne SHBA kur ne të gjitha meshat bekohen shteti amerikan, presidenti i vendit, madje dhe ush-

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania