Gazeta Shqiptare

Shqipëria sërish në udhëkryq?!

- NGA BEN ANDONI

Shqipëria ose më mirë jus tifikuesit e saj të gjitha pasiguritë dhe gabimet ia mvesh udhëkryqit. Ka një artikulim gati kombëtar, që kaosin ta etiketojë gjithnjë si udhëkryq. Asnjëherë një subjekt, parti apo individ shqiptar nuk e kërkon fajin te vetja, por thjesht ia delegon forcave madhore. Deridiku fati i vendit e justifikon. Pushtimi i gjatë osman. Katrahura e Luftës së parë Botërore. Pushti- mi fashist. Sundimi i gjatë i komunistëv­e.

Një gjë që i bashkon të gjitha është se me anë të institucio­neve të tij, herë anemike, herë ineksiztue­se, Shqipëria kurrë nuk ka ditur të shikojë më tepër. Është zvarritur thjesht duke i bërë hosana, herë njërës dhe herë tjetër fuqisë së radhës, por asnjëherë duke çliruar energjitë e veta.

Shkrimtarë­t dhe mendimtarë­t e një vendi janë ata që i paraprijnë kohërave dhe mendimeve. Të parët duke përdorur fuqinë e mendjes përmes fik- shënit, kurse mendimtarë­t duke bërë abstragime logjike, me ftohtësinë e kirurgut profesioni­st. Gjithsesi, pak herë ata janë dëgjuar.

Shkrimtari Ismail Kadare nuk është shmangur nga kjo detyrë edhe pse shpesh nuk dëgjohet. Paçka reagimeve kinse neglizhues­e dhe aspak miqësore të shumë prej ideve të tij ai ka sugjeruar dhe ja u treguar hapur honet shqiptarëv­e. Janë ato që thithin energjitë e mëdha, por edhe ato që përpiqen të zhysin çdo ëndërr që është e pambësh- tetur në logjikë, si u ndodh shpesh bashkëvend­asve tanë.

Pas këtyre zgjedhjeve ku më shumë se gjysma e popullsisë nuk votoi një makth i madh qëndron mbi të gjithë: Si do të jetë e ardhmja?! Askush nuk di të thotë asgjë. Përpara i presin reforma dhe premtime, por që pas çdo viti, asnjëherë nuk realizohen. Gabimet përsëriten, në një formë apo në tjetrën, por me thelbin e njëjtë: Jemi në udhëkryq!

“Si organizmi qe kërkon jetën e vet natyrale, kombi shqiptar kërkon normalizim­in e vet trupor e shpirtëror. Pengimi i tij është thjesht një krim. Ndihma qe mund t ‘ i jepet është e detyre humane dhe historike.

Kombi shqiptar, pavarësish­t nga imazhi i shfytyruar, ka shume rezerva dashurie në brendësinë e vet. Evropa e sotme, sado e kompletuar të duket, ka gjithmonë nevoje për dashurinë e popujve të vegjël, shpesh të harruar”, shkruan Kadare duke apeluar, që shqiptarët të nxjerrin gjërat e tyre më të mira. Ndaj, kjo sprovë vjen dhe njëherë për publikun.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania