Gazeta Shqiptare

TE MIJEVJEÇAR­IT TE TRETE

-

hapur e miqesore ndaj të huajve, ndaj mikut, bashke me tolerancën fetare, tolerance e thellë, e vërtetë, e papudrosur nga kurrfarë konformizm­i, janë, ashtu siç u tha me lart, cilësi të tjera themelore, qe deshmojne një nivel qytetërimi të këtij populli kaq të sulmuar për të kundërtën.

Për fat të keq, ashtu si të gjithë popujt, shqiptaret kane cenet dhe veset e tyre, po aq të forta, ndoshta sa virtytet, po ajmè, me spektakola­re se ato.

Ndryshe nga hebrenjtë e disa popuj të tjere, qe janë solidare e të lidhur me njëri - tjetrin, shqiptaret mezi ç’presin rastin për t’u përçare. Natyra e tyre tejet individual­istë është xehe e pafundme për të pjelle egoizmin, ambicjen smiren e etjen për karriere. Kendej rrjedh vaniteti, kapardisja e neveritshm­e e sedra e semure.

Këto cilesi të natyres njerëzore, qe ndeshen kudo, behen veçanerish­t të rrezikshme të shqiptaret, për shkak të traditës se shkurtër të jetës nen një shtët shqiptar. Prej tyre rrjedh një keqkuptim tragjik për lirine dhe për shtetin. Pa u pajtuar dot me atë ligj themelor qe lirine e njëriut të veçuar e ve detyrimish­t ne raport me lirine e të tjereve, shqiptari shpesh e ka të veshtire të kutoje se liria njerëzore, ndryshe nga liria absolutë e kafsheve është madheshtor­e, pikerisht, ngaqe është e veshtire, domethene e kufizuar nga ligji. Ketëj vijne keqkuptime­t për demokracin­e, për vetë shtetin dhe ngrehinat e tij.

Koncepti i gjymtë për shtetin, nistë, e obseduar për të mos e ndare pushtetin me kurrkend, ishte xheloze, madje, edhe ndaj vetë shtëti të vet. Parulla “partia mbi të gjitha” përseritej ditë e natë kudo, si ne ankth. Me të gjitha menyrat jepej të kuptohej se institucio­net shtetërore: parlamenti, ministrat, madje ligjet themelore të shtetit, duke përfshire edhe kushtetutë­n, nuk kishin asnjë vlere përpara autoriteti­t të partise. Fjala “shtet”, madje dhe fjala “komb” zëvendësoh­ej kudo me fjalën “popull”. Keshtu kishim “ushtri popullore” e jo kombetare, kuvend popullor, teatër popullor etj.

Keshtu ne menyre të përditshme, njerëzit, qysh femije mesoheshin të mos e nderonin shtetin, institucio­net dhe simbolet e tij, për të ruajtur gjithe devotshmer­ine, nderimin e friken e tyre për partine.

Ne subkoshien­cen e tyre shqiptaret do të ishin me të kenaqur sikur policia shqiptare të ishte një polici e vërtetë, me të gjitha tiparet qe ka një polici, duke përfshire edhe ashpërsine, edhe goditjen, edhe shkopin prej gome, sesa ajo polici qesharake, me uniforma gjysme të zberthyera, qe nuk trembtë kurrkend. Shqiptaret e dinin fort mire se pas pamjes prej babloku të policeve dhe pas idilit të marredheni­eve popull - polic, kur ky i fundit thirrej prej femijeve “Xhaxhi polici”, fshihej një realitet tjetër, i frikshem e sketërror: terrori i vërtetë komunist i ushtruar prej Sigurimit. Ashtu si partia e kishte privuar shtetin qipërise. Ne poezine gojore Shqipëria quhet zakonisht “Nuse”. Për poetët shqiptare ajo është me tepër “zonjë”.

Është me interes të hetohet se ç’fshihet prapa ketij përfundimi të ndryshem. Me sa duket, për vizionin poetik popullor Shqipëria është ende e re, pra “nuse”, dhe si e tille ajo e ka jetën kryesisht përpara. Për poetët, duke qene “zonjë e rende”, ajo e ka jetuar shkelqimin e saj. Madje Fan Noli shkon edhe me larg kur e quan “vejushe” e “ve, e gjore mbretëresh­e pa kurore”

Kemi të bejme me dy projektime, njëra drejt të ardhmes, tjetra drejt të shkuares. Naimi, ne vjershen “Shpreh” u përpoq t’i bashkoje të dyja ne vargjet: “Lum kush të rroje, ta shohe zonjë”.

Nderkaq duhet thene se të gjithe poetët qe e përfytyrua­n Shqipërine si zonjë, e bene ketë me qellim fare kembanat donin të mbanin lart moralin shqiptar.

Thyerja e ketij morali ne vitet ’ 90 ishte kembana e zeze qe paralajmer­oi rrezikun e thyerjes ne mes të kombit shqiptar.

Ringritja e Shqipërise nuk mund të filloje veçse nga ngritja e moralit, pra nga shendoshja shpirtëror­e e saj. Populli shqiptar duhet të beje qe të heshtin qyqet, qe tash ca kohe po i parandjell­in veç fatkeqesi dhe vdekje. Ato qyqe duhet të heshtin, ne rradhe të pare, brenda tij e pastaj, natyrisht, rreth e rrotull. Shendoshja shpirtëror­e do ta qetësoje nervozizmi­n e tij të skajshem, qe nuk është veçse një shenjë lodhjeje. Kjo do të beje qe mendesia e tij të kthjellohe­t e të jetë e aftë të shestoje strategjin­ë e tij themelore: jetën e përbashket ne një atdhe.

Ky qellim madhor është aspira- arme bërthamore, nuk quhen “të mëdha”.

Si organizmi qe kërkon jetën e vet natyrale, kombi shqiptar kërkon normalizim­in e vet trupor e shpirtëror. Pengimi i tij është thjesht një krim. Ndihma qe mund t ‘ i jepet është e detyre humane dhe historike.

Kombi shqiptar, pavarësish­t nga imazhi i shfytyruar, ka shume rezerva dashurie ne brendësinë e vet. Europa e sotme, sado e kompletuar të duket, ka gjithmone nevoje për dashurinë e popujve të vegjël, shpesh të harruar.

Mijevjeçar­i i dytë ka qene për shqiptaret tepër i rende. Ne ketë mijevjeçar dy shekuj kane qene vazhdimish­t tronditës për të: i pesëmbedhj­eti dhe i njëzeti. Ne të pesembedhj­etin ata e humben lirine, e rifituan për ta humbur përseri. E megjithatë, ata dolen nga ky shekull me një ngarkese shpirtëror­e heroike qe do t’i ushqente gjatë pese shekujve pushtimi të perandoris­ë osmane. Ne shekullin e njëzetë historia e tyre ishte edhe me e trazuar e aspak fatlume. Janë të gjitha gjasat që mijëvjeçar­i i tretë, pavarësish­t nga trandja e sotme e Shqipërise, të filloje i mbare. I mbare për ata qe, ndonëse e kane quajtur vetën “bij të shqipes”, gjer me sot nuk janë ngjitur dot kurrë ne lartësinë e dëshiruar, veç ne ëndrrat e tyre. E megjithatë, ndonese krahet disa here u janë thyer, ata ende vazhdojnë ta quajnë vetën njëlloj si me pare. Kjo këmbëngulj­e dëshmon, ne fund të fundit, besnikeri ndaj kodit të moçem dhe deshire për t’i bindur urdhrit të tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania