Gazeta Shqiptare

Shqipëria drejt ringritjes

-

Poetika shqiptare, qoftë ajo e lashta, popullorja, qoftë ajo e poetëve të mevonshem, ka krijuar dy klishe baze për cilesimin e Sh- hapur: t’i nxitin shqiptaret t’i kthejne dinjitëtin e nderin e humbur, pra ta ribejne “zonjë”, siç ka qene dikur.

Po a ka qene ndonjëhere Shqipëria zonjë ? E bere ndryshe, pyetja do të tingellont­ë keshtu: Kush ka të drejtë, populli apo poetët ?

Me fjale të tjera ka qene nuse apo zonjë Shqipëria ? Apo, as nuse, as zonjë? Apo, edhe nuse, edhe zonjë ?

Me sa duket, është kjo e fundit qe do të mbetët. Edhe nese nuk ka qene zonjë ne realitet, ajo ka qene e tille ne trurin e poetëve të saj. Pra, ne një realitet po aq të fortë, sa edhe ai qe shpaloset turpërisht përpara nesh.

Poetët shqiptare, ne të vërtetë, duke e quajtur Shqipërinë zonjë, u nisen nga një shestim, nga një projekt i se ardhmes. Ata krijuan imazhin e saj, atë qe duhej të vinte dhe për ta bere sa me të besueshem atë imazh, për t’i dhene shprese bashkekomb­asve të vet, ngulnin kembe qe kjo nuk është një shajni, një fantazme, por përseritje e një të kaluare.

Me imazhin e “zonjës” ata luftuan një përfitim të tretë të Shqipërisë, një vizion të përbaltur, të pjelle nga vulgu shqiptar: atë të “Shqipërisë se mallkuar”, të “Shqipërisë kuçke”, të Shqipërise se semure. Ishte ky imazh qe u shfaq si një ethe e keqe vitet e fundit, sidomos ne marsin e zi të vitit 1997.

Poetët shqiptare, sidomos rilindasit, e njihnin mire ketë cen të njeriut shqiptar: kalimi nga përndezja e entuziazmi ne ligeshtim shpirtëror. Ndaj ata, me të gjitha ta me e ligjshme për një popull. Asnjë doktrine, asnjë manipulim apo tregti politike, asnjë trysni shtetesh, lobesh apo organizmas­h nderkombet­are nuk mund ta pengoje kombin shqiptar të kryeje atë qe të gjithë kombet e tjere të Europes, plotësisht apo gati plotësisht e kane kryer: bashkimin e tyre.

Me ketë akt populli shqiptar nuk synon asgjë të pazakontë e nuk kerkon asgjë të veçantë: ai kerkon veç normalitet­in e vet. Ky normalitet është dhunuar pa mëshirë e ai duhet të qortohet.

Ne familjen europiane kombi shqiptar është i vetmi sot qe është shenjuar për të keq. Ndersa të gjithe ecin ne një menyre normale, ai, i prere mizorisht, është i detyruar të beje rrugen i gjymtuar. Një njëri i vetëm, po të leçitët ( ndahet) keshtu nga të tjeret, egersohet, e jo, madje, një popull i tëre.

Populli shqiptar as ka kryer krime e as ka faje për të lare përpara botës. Ndonese ka dy mije vjet qe ekziston ne ketë botë, ai as ka sulmuar kend, as ka zhdukur kend e as ka pjelle doktrina për zhdukjen e të tjereve.

Shprehje të tilla si “Shqipëri e madhe” janë një tallje e një cinizem i pashembull­t ne botën e sotme. Shqipëria e tkurrur ne 28.000 kilometrat e saj, është e kercenuar të fajesohet si e “madhe”, ne qoftë se do të arrije 45 ose 50 mije kilometra, e shtete të tjere, me shtrirje të përbindshm­e prej miliona kilometras­h katrore, shtete qe kane bere krime të frikshme ndaj botës, qe kane pjelle teori me të zeza se murtajat, qe kercenojne njerëzimin me

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania