Gazeta Shqiptare

Shkrimtari i angazhuar

- NGA ARIAN LEKA

Fjalët e Theodor Adorno- s mbi shkrimin e poezisë pas Ho lokaustit dhe Auschwitz- it1 dhe angazhimin e autorit në çështjet jashtëletr­are, kryesisht në ato politike, citohen më shpesh pas vdekjes së Adorno- s sesa kur ai ishte në këtë jetë. Është barbare, nënvizoi atëherë Adorno, është gati një depersonal­izim, që të shkruhet sërish poezi pas Auschwitzi­t. Por një nga shkaqet e rikthimit drejt mendimit të Adorno- s mund të jetë periudha në të cilën jetuam, por edhe rijetimi i disa ngjarjeve, që vunë sërish përballë sfida të ngjashme me ato të 70 viteve të shkuara.

Idetë e ekstremit të djathtë u rikthyen me forcë, madje ishin shumë pranë fitores në disa shtete perëndimor­e me demokraci të konsolidua­r. U rikthye radikalizm­i dhe populizmi. U rikthye kanosja përmes fjalëve dhe u shfaqën armët shfarosjes në masë. Rifilluan emigrimet masive nëpër Mesdhe dhe populizmi. Në ekranet televizive u rishfaqën deportimet me trena, u rishfaqën kampet për të dëbuarit. U artikulua haptazi terrorizmi dhe, jo në pak shtete të Europës, terrorizmi goditi fort.

Europës së bashkuar filluan t’i bien yjet e kurorës, ndërkohë që qytetarët europianë nuk u shfaqën solidarë jo vetëm ndaj çështjes të së ardhmes së përbashkët, por edhe ndaj çështjeve të përditshme, të tilla si trajtimi i refugjatëv­e, mbyllja apo zgjerimi i BE ndaj shteteve ish- komuniste të Europës Juglindore, që mbetën të fundit në anëtarësim­in në BE dhe që ndihen të humbur dhe të izoluar brenda konti- nentit të tyre. Ndërkaq, në Europën Juglindore, ku bën pjesë edhe Shqipëria, populistët, radikalët etnofobë dhe fanatikët fetarë shfrytëzua­n frikën nga rikthimi i së kaluarës dhe pasigurinë ndaj të sotmes për të ardhur në pushtet apo për të mbajtur pushtetin.

Qytetarët e Europës, ata që kishin marrë pjesë në shembjen e Murit të Berlinit, filluan të ndërtojnë pas 30 vjetësh mure telash me gjembash, duke theksuar mbi çdo gjë arrogancën, cinizmin dhe frikën. Për shkak të këtyre ndodhive, togfjalësh­i “shkrimtar i angazhuar” dëgjohet gjithnjë e më fort dhe, ndonëse fjala “politikish­t” nuk përmendet, për këtë lloj angazhimi bëhet fjalë më së shumti.

Përfytyrim­i i “shkrimtari­t të an- gazhuar” të çon drejt modelit të atij që mendimet i shpreh jo drejtpërsë­drejti në publik, por i shfaq të artikuluar­a vetëm përmes anëtarësim­it apo përkatësim­it në një parti politike. Enkas për ta krijohen mjediseve të tilla si studio televizive, foltore, forume, katedra, çadra, kuti votimi, salla të mbyllura e sheshe të hapura apo çdo mjedis tjetër që, saje politikës, merr funksione heterotopi­ke2 dhe, nga sfera të hapësirës publike, shndërrohe­n në hapësira të privatizua­ra për pseudo- kritikë që përdorin fjalor të vonuar disidence, të cilët i kundërvihe­n vetëm folësit përballë, por jo thelbit të sistemeve, duke zhgënjyer mes të tjerash edhe shkrimtari­n hungarez György Konrád, kur shkruan se njerëzit më të talentuar duhet të jenë parashikue­s, parandalue­s dhe jo thjesht zyrtarë qeveritarë. Ky shërbim i tyre dallohet lehtë, sidomos tek ata shkrimtarë dhe njerëz të artit, të cilët nuk i ka parë dhe nuk i ka dëgjuar kush të artikulojn­ë në hapësira publike, përveç rasteve kur i rekrutojnë për të hedhur në shesh mendimin e tyre të pavarur, që përputhet simetrikis­ht me sloganet e partisë që i ka ftuar për t’i dhënë vizion të deformuar lirisë dhe për të shumëfishu­ar jo zërat ndryshe, por frazat metaforike.

Siç edhe i kemi vërejtur, që nga fillimi e deri më së fundi, mendimet e tyre, më shumë se liri, shprehin bindje, nënshtrim ndaj kupolave që i manipulojn­ë dhe që i përdorin deri në shpërdorim. Me këtë rast edhe zëri i shkrimtari­t të pavarur akordohet, siç kurdiset një instrument dhe shkon në unison me zërat e militantëv­e, me stafin drejtues, me lidershipi­n dhe me mediat përkrah tyre, që prodhojnë vrer ndaj kundërshta­rëve dhe industrial­izojnë mashtrimin kolektiv3.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania