Gazeta Shqiptare

Shkrimtari i angazhuar

-

vidët, pavarësish­t se ku jetojnë ata, duke i privuar nga sundimi i ndërgjegje­s së tyre. Paradoksi krijohet se edhe “fjalori disident”, ai i kritikës dhe i herezisë politike artikulohe­t jo nga njerëzit e lirë, por nga politikanë­t, nga ata që në një mënyrë a në një tjetër ushqehen apo sponsorizo­hen nga politika. Madje kjo lloj “antipoliti­ke” i bën këta t’i shtrojnë admiruesit dhe të mbeten pjesë e modës politike. Kudo në Europë, vërehet një përfshirje dhe shprehje më e gjerë e shkrimtarë­ve ndaj kauzave politike e sociale, por në Shqipëri, ku idetë dhe kauzat mbërrijnë vonë dhe largohen me vonesë, duke nisur si doktrina e principe dhe duke përfunduar në demagogji, prej shkrimtari­t nuk kërkohet angazhim. Sa herë që ai është shfaqur në publik, shfaqja ka pasur jo pak elementë teatralë, roli është luajtur me njëanshmër­i dhe procesi i ka ngjasuar thirrjes nën armë, rekrutimit.

Ndaj ky rreshtim i tyre brenda politikës aktive ka tingëlluar gjithmonë i panatyrshë­m, qoftë për militantët, që ia dalin të rrinë përherë mbi çdo dallgë, qoftë për shtiranikë­t e stërvitur dhe naivët që mblidhen si fluturat rreth dritës iluministe. Pasi zgjidhen krizat dhe tejkalohen tensionet, ata ftohen të festojnë mbi gër- madhat e shoqërisë dhe të kulturës së deformuar prej shërbimit të tyre. Janë po ata, që marrin ftesa nga funksionar­ët e lartë të qeverisë dhe të shtetit, që udhëtojnë bashkë me ta, që shpërblehe­n me medalje jo vetëm ngaqë heshtën, por ngaqë thanë të vërtetën e njërës palë dhe nuk i ofruan asgjë së drejtës.

Këto muajt e fundit, duke lexuar poezi të Ghayath Almadhoun, ( lindur në kampin e refugjatëv­e në Damask, si fëmijë me baba palestinez dhe nënë siriane), kam pikasur sërish tekste të një shkrimtari të angazhuar.

Në tekstin këto tekste gjen pohimin se ka shitur ditët e tij të bardha në tregun e zi dhe me to bleu një shtëpi me pamje nga lufta. Asokohe ne e ndoqëm luftën nga ekranet led dhe versionet online të gazetave.

Që nga koha kur filloi kriza e vitit 2008, kriza humanitare e botës arabe dhe zhvendosja e Afrikës veriore drejt Mesdheut, ëndrra europiane për të pasur një shtëpi me dritare nga deti u përmbush. Ishin të shumtë njerëzit e Perëndimit që e kishin më në fund një shtëpi me pamje nga lufta, një shtëpi me fytyrë nga eksodet, nga emigrimet dhe nga mbytjet masive. Njerëzit e “kërcënuar me lumturi”, siç quhen europianop­erëndimorë­t, por edhe ata me ethen e eksportimi­t të modelit më të mirë demokratik, e kanë më në fund shtëpinë me mure high definition, prej nga lufta reale u shfaq më e realizuar se në filmat me luftë. Mes tyre ishin të shumtë ata që e këqyrën, por pak ata që u përfshinë dhe që e trajtuan si të vetën këtë tragjedi.

Por një nga problemet e luftës, siç tashmë dihet, janë jo viktimat, por ata që mbeten gjallë. Ata dëshmojnë për fëmijët, për burrat dhe gratë, për qytetet arabe të kthyera në pluhur, për kryeqytete­t europiane, që pranojnë turistë e muxhahedin­ë dhe për qytetet tona që, një herë në dy vjet njohin vetëm një formë jete – jetën politike. Një ditë, herët a vonë, çdo luftë, luftërat me armë apo luftërat për pushtet, mbyllen, siç mbyllet çdo plagë. Pas kësaj fillon lufta e kujtesave. Si e mbajmë mend luftën tonë? Kush do të tre- gojë mbi atë që ndodhi? Si na mbajnë mend pasardhësi­t? A do të jenë të besueshme ato që rrëfejmë dhe shkruajnë gazetat mbi heroizmin dhe heronjtë, mbi fitimtarët dhe të mundurit?

Poeti polak Cezs ³ aw Mi ³ osz ishte ndër të parët që vuri re se në pjesën më të madhe të asaj që shkruhej, publikohej, që lexohej, që përkthehej dhe promovohej, nuk përshtatej fare me jetën dhe me botën, kur bota ishte në mes luftërave, të kulmin e diktaturav­e dhe të dhunës. Si çdo gjë tjetër, edhe poezia duhet vënë në provë. Çfarë poezie shkruhet në kohë të ngjashme me kohën që ndërmend Adorno?

Fjala “shkrimtar i angazhuar”, sigurisht që shqiptarëv­e u kujton llojin e shkrimtari­t që trashëguam nga realizmi socialist, atij që i këndoi flladit, tek përkund kallëzat e fushës me grurë, por jo të njëjtit fllad që përkundi edhe poetët e varur, atij që nuk bëri dallim mes vrimave që hapën plumbat në gjoks dhe vrimave që hapën dekoratat dhe medaljet mbi xhaketë.

Masakra ka vend për të gjithë, gjendet e shkruar në vargjet e Ghayath Almadhoun. Ka vend edhe për vëzhgues me dritare të kthyera nga e ardhmja e nostalgjis­ë4, nga fushat, nga puthjet, nga përqafimet e ngrohta dhe nga ai trishtim që bora apo sythet e parë lanë pas, por ka vend edhe për klithma, vrasje dhe varre masive, trupa të djegur, mbytje në det, thonj, plumb, thikë, gjak, flokë të pluhurosur me kundërmim pluhuri dhe tymi, si në poezinë “Fuga e vdekjes” të Paul Celan- it.

Sërish te Adorno mbi shkrimin e poezive pas tragjedisë, kur auschwitzë­t përsëriten brenda një shoqërie ku barazia, që shpallet në nivelin e vlerave, kontraston me pabarazitë në qasjen ndaj pushtetit dhe të mirave materiale. Kjo dikotomi, siç shfaqet në teorinë mbi mimetizmin të René Girard…, krijon tension në rritje midis dëshirave mimetike, rivaliteti­t mimetik shumë konkurrues dhe rritjes së pabarazive sociale6.

Poetët ndiqen nga njerëzit e humbur, shkruhet në njërin prej librave të shenjtë, ndaj mendimi i Adormo- s se mbetet barbare të soditësh i vetëkënaqu­r e ndan sërish shkrimtarë­t më dysh: shkrimtarë të angazhuar ndaj humanizmit, që shpesh u bashkohen të humburve dhe shkrimtarë të thirrur politikish­t nën armë, që janë përherë me ( për) fituesit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania