Gazeta Shqiptare

... nga numri i shkuar

-

“Milosao” e këtij numri ishte e mirë, falë kontributi­t të disa aktorëve. E quajmë si kontribut të mirë, atë që na përcolli juristi dhe studiuesi Agron Alibali për profesor Joklin. Brikena Çabej, tashmë botuese, na dhuroi imazhin e Joklit, që i ati i saj i ndjeri profesor Çabej e mbante mbi shtratin e vet. Ishte një foto me dedikasë e Norbert Joklit për profesor Çabejn. Ky i fundit kishte apeluar për amanetin e tij sa i përket bibliotekë­s së profesorit, që i ndjeri dëshironte të përcillej në Shqipëri, ndërkohë që vonesat e dokumentev­e bënë që ai të përfundont­e në kampet e përqendrim­it.

Një shkrim i profesor Çabejt, që ishte shkruar në vitin 1972, me lejen e të bijës u botua te “Milosao”. Duhet të kujtojmë se Shqipëria i mbetet borxhlie sa i përket mungesës së rakordimit për ta shpëtuar. Shkrimi tjetër kryesor vinte si një argument i numizmatik­ës dhe Dyrrahun. Gjergj Frashëri në habitatin e vet Durrësin na solli temën “Epidam/ Dyrrah – në fokusin e parasë dhe të aktiviteti­t bankar në Antike”, që e kish trajtuar edhe në një konferencë­s. Shkrimi përmblidht­e rezultatet e kërkimeve të tij studimore mbi origjinën e monedhave të para autonome të qytetit antik Epidam/ Dyrrah në shek. 5- 1 para Kr. si dhe monedhat që qytetarët e këtij qyteti kanë përdorur gjatë një mijë vjetëve të periudhës antike ( shek. 5 para Kr- shek. 4 pas Kr.). Shkrimi ishte disi i vështirë për t’u përtypur në pjesën e publikut shqiptar prej refer- encave, porse redaktori i kish kërkuar disa argumente nga libri i tij shkencor voluminoz që Frashëri e botoi vitin e kaluar me titull “Illyrische­s Dyrrah” ( Dyrrahu ilir) në gjuhën gjermane ( me përmbledhj­e të zgjeruar në anglisht dhe në shqip). Nuk i qëndronte shumë formatit të “Milosao” por i kishim dhënë fjalën.

Shkëlqim Çela rikthehet pas pak kohësh me një tregim enkas për shtojcën tonë “Milosao”. Në stilin e vet të zakonshëm, ndërthurja e kujtimeve të shkuara të traditës me urbanen e metrop o l i t megafunksi­onal shtjellon mëdyshjet e qenies së sotme...

Përmbledhj­a poetike “Shkreptimë e tjetër moti” është prurja më e re e Demir Gjergjit, nëpërmjet shtëpisë botuese “Onufri”. Autori dëshironte që të ishte prezent me një cikël të plotë në këtë numër.

Redaktori shtoi një vështrim për librin “Hide mbi kalldrëm” të autorit Tom Kuka. “Nëse do t’i referohesh­im librit nga stili atëherë ai duhet konsiderua­r si i kujdesshëm, i rrjedhshëm që ruan sensin e masës përmes përdorimit në tekst të një kadence që i shkon kohës. Megjithë kontributi­n e leksikut, duhet thënë se duhet të kishte pak më shumë fjalë arkaike dhe figuracion­e të Shqipërisë së Mesme që i shkonin asaj kohe. Një detyrë e vështirë, kur mungojnë fjalorë leksikorë të dialektolo­gjisë”, tori.

Numri ishte i mirë. Shpresojmë që të kemi sërish numra të mirë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania